AlbanianSport.com 02.05.2015 18:45
ASNN – Kukësi ka mposhtur Apoloninë dhe mban gjallë shpresat për titull. Verilindorët kanë marrë jo pa vështirësi tri pikët përballë fierakëve. Kukësianët fituan 2-1 në fushën e tyre ndaj fierakëve, në takimin e vlefshëm për javën e 33-të dhe ngjiten në kuotën e 66 pikëve, po aq sa ka edhe Tirana e vendit të dytë.
Rezultati i zhbllokua vetëm në minutën e 65-të nga Hair Zeqiri, ndërkohë që Vilfor Hysa dyfishoi në minutën e 75-të. Goli i nderit për fierakët e vendit të parafundit u shënua nga Ribaj në minutat shtesë. Kjo ishte ndeshja e parë e Miodrag Radanoviç, i emëruar trajner i Kukësit pas shkarkimit të Shaqirit në përfundim të takimit me Skënderbeun, i humbur 0-1.
Ndërkohë, po 2-1 fitoi edhe Laçi përballë Flamurtarit, ndërkohë më herët Elbasani i rënë tashmë, barazoi 1-1 me Vllazninë.
Kategoria Superiore
Java e 33-të
(2-4 maj 2015)
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia 1-1
Laçi – Flamurtari 2-1
Kukësi – Apolonia 2-1
Skënderbeu – Teuta ora 19:00
Të hënën:
Partizani – Tirana ora 20:45
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 32 21 6 5 50-16 69
- Kukësi 33 20 6 7 50-23 66
- Tirana 32 20 6 6 43-21 66
- Partizani 32 19 6 7 35-22 63
- Laçi 33 17 9 7 39-18 60
- Flamurtari 33 10 8 15 28-32 38
- Vllaznia 33 11 5 17 27-37 35
- Teuta 32 8 2 22 26-46 26
- Apolonia 33 6 4 23 14-50 22
- Elbasani 33 4 2 27 18-65 14