AlbanianSport.com 02.09.2017 22:10
ASNN – Kukësi synon të tre trofetë sezonalë. Kështu është shprehur, trajneri i skuadrës “kampione” të Shqipërisë, Mlladen Milinkoviç, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Ai beson në profesionalizmin e lojtarëve, që ishin te Kukësi, dhe ata që erdhën në merkaton verore, se do të arrijnë objektivat. Kështu, Kukësi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, nën drejtimin e trajnerit Mlladen Milinkoviç.
Drejtuesi serb i skuadrës kampione në fuqi po e përgatit skuadrën me dy seanca stërvitore në ditë. Përsa i përket merkatos, në një intervistë për RTSH Sport, Milinkoviç shprehet se ka mbetur I kënaqur me futbollistët që kanë ardhur dhe me presidentin Gjici që ia ka plotësuar të gjitha kërkesat. Nga skuadra e Kukësit u larguan shumë lojtarë në përfundim të sezonit të kaluar, e janë afruar 8 të rinj gjatë merkatos së verës.
Gjendja e tyre, sipas trajnerit Milinkoviç, është e kënaqshme në prag të nisjes së kampionatit? Milinkoviçi beson se futbollistët e rinj të ardhur në skuadër do të përshtaten mirë me njëri-tjetrin, vetëm duhet pak kohë. Trajneri i skuadrës kampione në fuqi të Shqipërisë, beson se me skuadrën që ka do të përsërisë suksesin e vitit të kaluar, madje synon të 3 trofetë.
Testi i parë per Kukësin e trajnerit Milinkoviç është finalja e Superkupës së Shqipërisë, ajo me Tiranën.