AlbanianSport.com 05.09.2017 17:55
ASNN – Kukësi do ta nisë sezonin e ri futbollistik me pretendimin për të fituar trofeun e parë. Të mërkurën do të ndeshet me Tiranën për të diskutuar Superkupën e Shqipërisë. Trajneri i kampionëve në fuqi, Mlladen Milinkoviç, shprehet se megjithë respektin që ka për kundërshtarin, do të hyjnë në fushë për të fituar.
Te Kukësi kanë ardhur shumë lojtarë gjatë merkatos së verës. Por Milinkoviçi e ka krijuar tashmë ne mendje formacionin anti-Tirana. Milinkoviçi është pyetur nëse ai do ta ndryshojë modulin e lojës së Kukësit. Për trajnerin serb të Kukësit, fakti që Tirana vjen si një kundërshtar që luan në Kategorinë e Parë nuk ka aspak rëndësi.
Ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë do të luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 19:00, në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.