Kukësi / Mici & Pejiç, dy “gropat” që trajneri Troisi duhet t’i mbushë

Share Button

Kukesi-ekip-korrik-2015

Adriatik Balla 29.07.2015 13:45

Triumfi bindës në Podgoricë është hedhur pas krahëve për ekipin verilindor që duhet të mendojë për sfidën e radhës kundër Legias së Varshavës. Ditët e mbetura deri në datën 30 korrik, trajneri Marselo Troisi duhet të heqë shumë pikëpyetje që lidhen me formacionin që ka nevojë urgjente për modifikime. Ndryshe nga sfida malazeze, Kukësi nuk do të ketë në dispozicion të paktën dy titullarë, mbrojtësin Gredi Mici dhe sulmuesin Pero Pejiç që i dha lamtumirën skuadrës për të nisur një aventurë të re në Iran.

Në këtë mënyrë, zgjidhja duhet të gjendet brenda grupit aktual. Në sulm, braziliani Mateus Lima mbetet alternativa kryesore për të zëvendësuar shtatlartin kroat. Edhe pse u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë në radhët e klubit kukësian, Lima mund të përzgjidhet titullar për të sfiduar polakët. Në këtë mënyrë, kolonia braziliane për verilindorët mund të shkojë në 5. Nevojë urgjente për modifikime ka edhe mbrojtja pasi Mici është i pezulluar për shkak kartonësh.

Ndërsa mbrojtësi gjirokastrit Ylli Shameti nuk u grumbullua për ndeshjen e kthimit kundër Mlladost për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin. Në këtë optikë, shtatlarti i repartit të tërhequr mbetet mundësia e vetme për trajnerin brazilian, i cili me shumë mundësi do ta thërrasë Shametin për sfidën e së enjtes. Në prag të ndeshjes së 5-të evropiane, klubi ka publikuar edhe çmimet e biletave që nuk ndryshojnë nga ato të sfidës ndaj Mlladost. Për tribunat A dhe B çmimet janë 2 mijë lekë, ndërsa për sektorët D1, D2 dhe D3 biletat kushtojnë 5 mijë lekë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh