Kukësi / Josa: Pavarsisht renditjes, nuk ka dallime të mëdha tani

Share Button

AlbanianSport.com 25/02/2021 22:25

ASNN – Në prag të sfidës së radhës në Kategorinë Superiore, asaj të javës së 21-të me Teutën, që do të luhet të premten në “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 16:00, trajneri i Kukësit, Mirel Josa ka dalë të enjten para mediave, duke theksuar se “është një ndeshje shumë e vështirë”. “Nuk ka më diferenca në këtë periudhë, ashtu si më përpara, – ka deklaruar ai fillimisht. – Nuk ka siguri, duhet shumë seriozitet dhe duhet të përmirësohemi. Skuadra e Teutës është e ekuilibruar, qoftë ndeshjet jashtë dhe ato brenda ka luajtur dhe ka marrë maksimumin.”

“Ka lojtarë me eksperiencë dhe nuk ka pasur shumë lëvizje në merkato, – ka vijuar Josa. – Drejtuesit kanë menduar ta konsolidojnë.” Verilindorët vijnë në këtë sfidë pas humbjes me Partizanin, një ndeshje që krijoi shumë zhurmë dhe për shkak të “Fair Play” që u aplikua nga të kuqtë, por që nuk ndryshoi asgjë përsa i përket fatit të sfidës. Lidhur me atë ndeshje, Josa ka deklaruar: “Vijmë pas një ndeshje me Partizanin, të cilën në disa fragmente e luajtëm mirë. Kishte edhe momente, që na ndëshkuam dhe nuk e përballuam dot Partizanin.”

“Mendimi im është mos e shohim atë ndeshje, por anën psikologjike sepse këtu çedojmë pak, – ka këmbëngulur trajneri kryeqytetas i verilindorëve. – Nuk duhet të kërkojmë rrugën e mesme sepse kjo varet nga niveli i skuadrave të tjera. Duhet të kërkojmë vetëm të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, është një grup që kërkon të përmirësohet”. Trajneri i Kukësit është i qartë, të mos përsëriten gabimet e bëra në ndeshjet e mëparshme, ose të paktën të minimizohen sa më shumë që të jetë e mundur.

“Kemi treguar se pas një ndeshje të mirë, kemi luajtur dobët dhe më pas jemi përmirësuar. Ne do mundohemi të ngremë nivelin e skuadrës sa më lart taktikisht dhe teknikisht. Pjesa fizike është kjo që është dhe nuk kemi ç’përmirësojmë. Më intereson shumë që gabimet e një ndeshje të mos i përsërisim në ndeshjen tjetër ose të bëjmë më pak”, – ka përfunduar Mirel Josa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh