AlbanianSport.com 13/12/2018 21:25
ASNN – Hallaçi mobilizon Kukësin për “luftë” ndaj Partizanit, beson tek aftësitë e skuadrës verilindore. Në prag të superduelit midis Partizanit dhe Kukësit, doli sot para gazetarëve një prej ikonave të klubit verilindor, Rrahman Hallaçi, i cili ka luajtur më herët në karrierën e tij edhe me të kuqtë e Partizanit. Do të jetë një duel i veçantë dhe pavarësisht se Hallaci e sheh nga stoli, si pjesëtar i stafit të trajnerit Armand Cungu. Duke folur në konferencën për shtyp të së enjtes, në prag të ndeshjes së madhe me Partizanin që do të luhet të premten në kryeqytet, Hallaçi vuri në pah rëndësinë e takimit, epërsitë e Kukësit dhe njëherësh mundësinë që kjo ndeshje të shihet si një mundësi afrimi me kreun e renditjes.
“Nuk mund të themi se është ndeshja e titullit, – u shpreh Hallaçi në konferencën për shtyp, – por është një ndeshje vendimtare, edhe pse ka ende shumë takime për t’u luajtur. Jemi në një moment të mirë, pasi vijmë pas një fitoreje me një kundërshtar direkt dhe me mjaft të fortë si Skënderbeu. Kemi bërë ndeshje shumë të mira. Kemi arritur të dalim aty ku duhet si me lojë ashtu dhe me rezultat. Duhet të jemi shuam të kujdesshëm ndaj Partizanit, pasi nuk duam që të krijomë distancë me pikë. Kemi shumë mundësi për ta ngushur këtë diferencë. Kam luajtur shumë kohë më parë me Partizanin, e kemi studiuar kundërshtarin dhe e dimë se janë shumë të kujdesshëm. Edhe pse mund të dalin jo shumë herë para porte, arrijnë të shënojnë.”
“Dhe më pas është shumë e vështirë t’u shënosh gol, – vijoi Hallaçi komentin e tij. – I dimë ato pak pika të dobëta që ata kanë. Ju mungon një lojtar kryesor, por kjo nuk do të thotë asgjë për ta, sepse ata janë përgatitur për të ecur përpara ashtu siç jemi përgatitur dhe ne, pasi kanë shumë lojtarë në organikë. Them se është momenti më i mirë, pasi tani duhet të tregojmë veten, tani që e kemi më pranë me pikë. Do ja lëmë rrugës se kush do të arrijë në finish i pari.” Më tej Hallaçi analizoi balancën midis dy skuadrave dhe pritshmëritë e tyre, duke qenë i bindur se për Kukësin nuk do të jetë e lehtë në këtë ndeshje. “Është një ndeshje mes dy skuadrave që kanë vite që investojnë pa fund për të shkuar te titulli “kampion””, – shtoi zyrtari i klubit kukësian.
“Partizani ka shumë vite dhe ka besimin e madh se do të shkojë te titulli, por edhe ne duam me patjetër që duam titullin, – vijoi Hallaçi. – Kjo nuk do të thotë se kemi presion. Është ndeshja e radhës, që duhet vlerësuar dhe kaq.” Më pas, zëvendëstrajneri i Kukësit komentoi gjendjen e skuadrës së tij dhe lojtarët që shfaqin problem dëmtimi apo mungesat. “Kemi pasur dëmtime, por pjesa kryesore është rikthyer, – shtoi pjesëtari i stafit teknik të Kukësit, – Tigruxha po rikuperohet, por do të mungojë dhe për këtë takim. Kemi Dzarian me kartonë, por kemi të tjerët të gatshëm për të luajtur dhe nuk them se kemi probleme.” Më pas komenti për mënyrën se si do të shkojë loja, duke qenë i bindur se Kukësi mund ta fitojë këtë duel.
“Partizani do të ketë shumë të vështirë këtë radhë me ne, – theksoi më pas zëvendëstrajneri i skuadrës verilindore, – kanë pikat e tyre kryesore nga krahët, u mungon lojtari kryesor, por kanë lojtarë të tjerë. Ne si Kukës nuk hymë për barazim, pasi vetë investimi nuk ta lejon që të futemi për barazim në një ndeshje. Ne do të futemi për të marrë fitoren. Duhet të shohim ndeshjen në fushën e blertë.” Në fund fare Hallaçi nuk e fsheh se ndeshja do të kishte qenë më e bukur dhe emocionuese nëse do të luhej me tifozë. “Ne do kishim dëshirë të ishin tifozët e Partizanit dhe tonët, – tha ai. – Edhe nëse do ishin më shumë tifozë të Partizanit, nuk do ishte problem, pasi lojtarët duan që të kenë sa më shumë tifozë.”
“Problemi është të jetë i mbushur, pasi do të jetë një mjedis në gjumë. I kemi marrë masat dhe për këto gjëra”, – përfundoi zëvendëstrajneri i skuadrës kukësiane, Rrahman Hallaçi.
Kategoria Superiore
Java e 16-të
Të premten, 14 dhjetor 2018:
Partizani – Kukësi (18:00)
Të shtunën, 15 dhjetor 2018:
Laçi – Tirana (14:00)
Flamurtari – Kamza (17:00)
Të dielën, 16 dhjetor 2018:
Kastrioti – Teuta (14:00)
Skënderbeu – Luftëtari (17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Partizani 16 11 2 3 18-8 35
- Skënderbeu 16 9 3 4 18-9 30
- Kukësi 16 9 3 4 16-9 30
- Teuta 16 8 5 3 19-12 29
- Laçi 16 7 5 4 13-11 26
- Flamurtari 16 7 4 5 14-11 25
- Tirana 16 3 5 8 17-19 14
- Luftëtari 16 4 1 11 11-18 13
- Kamza 16 3 3 10 8-19 12
- Kastrioti 16 3 1 12 11-29 10