AlbanianSport.com 27.08.2015 17:25
ASNN – Kapiteni i skuadrës së Kukësit, Rrahman Hallaçi, u shpreh dje se ekipi verilindor ka arsye të mjaftueshme të besojë se ky sezon do të jetë më i mbarë për ta dhe ekipi do të synojë fitimin e titullit.
Ai nuk e mohoi se skuadra ka nevojë për përforcime në të gjithë repartet, por ka besim se Kukësi do t’ia dalë mbanë të fitojë titullin. “Mendoj se me tri përforcime do të jemi më të fortë për sezonin në vazhdim”, – ka deklaruar kukësiani.
“Kemi tre vite që dalim nënkampion, këtë sezon do të flasim në fushë dhe me rezultate, – ka vijuar futbollisti i verilindorëve. – Unë shoh si rivalë Partizanin, Tiranën dhe Skënderbeun.”
“Skënderbeu është favorit ndaj nesh, por ne shkojmë për të fituar në Korçë edhe pse ata kanë pasur një ecuri shumë të mirë në arenën ndërkombëtare”, – përfundoi kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi,duke folur në prag të sfidës së të shtunës me korçarët.