AlbanianSport.com 25.10.2014 16:05
ASNN – Kukësi është rikthyer në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, pasi në takimin e parë të javës së 9-të, ka arritur të mundë në fushën e vet Flamurtarin me rezultatin 2-0.
Takimi i zhvilluar në Kukës dhe i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit, është vendosur në favor të vendasve me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje.
Në takimin tjetër të së shtunës, Skënderbeu ka mundur Vllazninë me rezultatin 3-0. Tri takimet e tjera të javës së 9-të luhen të dielën dhe, duke nisur nga ora 15:00, Laçi pret Apoloninë, ndërsa duke nisur nga ora 18:00, zhvillohen përballjet Partizani-Elbasani dhe Teuta-Tirana. Aktualisht, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Kukësi, me 16 pikë, i ndjekur dy rivalet kryeqytetase, Tirana dhe Partizani, si dhe kampionia në fuqi, Skënderbeu, me nga 15 pikë secila, të ndjekura nga Flamurtari dhe Laçi, me nga 13 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 9-të
Të shtunën, 25 tetor 2014:
KUKËSI – FLAMURTARI 2-0
Shënues: E. Dushku 36′, Pejiç 76′
Gjyqtarë: A. Koçi, R. Çokaj, E. Velo
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
SKËNDERBEU – VLLAZNIA 3-0
Shënues: Dimo 20′, Olajinka 58′, Vangjeli 76′
Gjyqtarë: K. Cjapi, I. Tartari, O. Grabova
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Të dielën, 26 tetor 2014:
LAÇI – APOLONIA (14:00)
Stadiumi i Laçit
TEUTA – TIRANA (17:00)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
PARTIZANI – ELBASANI (17:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 9 5 1 3 10-7 16
- Partizani 8 4 3 1 6-2 15
- Tirana 8 4 3 1 10-5 15
- Skënderbeu 9 4 3 2 9-4 15
- Laçi 8 3 4 1 9-4 13
- Flamurtari 9 3 4 2 9-6 13
- Vllaznia 9 3 2 4 6-10 8*
- Apolonia 8 2 1 5 2-11 7
- Teuta 8 2 1 5 8-8 7
- Elbasani 8 1 0 7 4-16 3
Shënim: Vllaznisë i janë hequr 3 pikë nga FIFA.