AlbanianSport.com 05.08.2015 09:45
ASNN – Mesfushori i Kukësit, Edon Hasani, në një prononcim të shkurtër për Gazetën “SOT”, e ka quajtur të padrejtë vendimin e UEFA-s.
Ai ka akuzuar tifozërinë “mike” dhe ekipin e Legias për ngjarjen e ndodhur në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, duke thënë se ishin ata të parët që provokuan.
“Për mendimin tim, vendimi i UEFA-s nuk ishte i drejtë, ishte mundësia për të marrë një vendim më të zbutur se e gjitha kjo ishte një skenar i ekipit të Legias dhe tifozëve të tyre”, – ka deklaruar ai.
“Ishin ata që provokuan dhe përdorën kore raciste, por gjithsesi në do të shkojmë në Varshavë për të marrë një rezultat pozitiv për të luajtur me shpirt e më zemër”, – ka përfunduar Hasani.