Kukësi / Cungu: Luftëtari, po aq i rrezikshëm sa ç’ishte Kamza

Share Button

AlbanianSport.com 30/11/2018 16:35

ASNN – Trajneri i Kukësit, Armand Cungu, doli sot në konferencë shtypi, ku shpalosi objektivat e skuadrës së tij për duelin e javës së 15-të të Kategorisë Superiore përballë Luftëtarit, një duel që luhet në Gjirpokastër ditën e shtunë. Cungu shfaqi besimin e tij se skuadra është në gjendje të fitojë e të marrë tri pikë që do ta mbanin brenda parametrave të rivalitetit me kryesuesit. Në fillim Cungu foli për duelin me Luftëtarin. “Luftëtari është “kockë e fortë”, si çdo ekip tjetër në Superiore, – u shpreh Cungu, – kundërshtari ka nevojë për pikë, ashtu sikurse edhe ne kemi nevojë për pikë.”

“Nuk shoh asnjë skuadër në kampionat që nuk ka nevojë për pikë, – ka vijuar ai. – Sa i përket rrezikut, jemi përgatitur për këtë ndeshje, natyrshëm që nuk do të jetë e lehtë për ne. Edhe para një jave ishim në të njëjtën situatë, ku Kamza ishte për mbijetesë, ishte në të njëjtat pozita. Ne bëmë detyrën tonë dhe arritëm atë objektiv që ishte fitorja. Nuk besoj se duhet të ketë ndonjë ndryshim ndeshja nga ndeshja e Kamzës. Ne futemi në çdo ndeshe për të marrë 3 pikëm, në çdo fushë dhe ndaj çdo kundërshtari.”

“Ky është objektivi ynë edhe në këtë përballje, – përsëriti trajneri shkodran i Kukësit. – Në futboll nuk mund ta parashikojmë sot se si mund të shkojë ndeshja. Ne jemi përgatitur për të marrë fitoren dhe do e kërkojmë me çdo kusht. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe duhet të fokusohemi te takimi i radhës dhe të bëjmë të pamundurën për të marrë 3 pikët. Më pas do të kemi të njëjtin objektiv ndeshje pas ndeshje.” Rexhinado është sulmuesi kryesor i skuadrës dhe të githë presin që ai të shënojë më shumë gola.

Por kjo nuk po ndodh dhe klubi është i shqetësuar. “Është një problem i vjetër te ne, – tha Cungu, i cili e di mirë që në sulm duhet të japin kontribut edhe lojtarët e tjerë të ekipit, përfshi dhe mbrojtësit. – Por më gëzon fakti që kanë kontribuar edhe lojtarët e tjerë, jo vetëm Rexhinaldo. Kanë kontribuar edhe mbrojtësit, por edhe brazilian Uilliam. Me 3 golat e tij na ka dhënë 7 pikë. Presim kontributin e çdo lojtari, mundësitë janë. Ekipi po vjen në rritje nga dita në ditë, lojtarët po gjejnë formën. Shpresoj që në vazhdim të bëhen protagonistë edhe ata.”

Në fund, një mendim për gjendjen e skuadrës së Kukësit në prag të duelit me gjirokastritët. “Kemi rikthime, por duhet të shohim të menaxhojmë situatën dhe të mundohemi të ruajmë lojtarët për të mos rënduar gjendjen e tyre, por edhe për të marrë më të mirën e futbollistëve. Kemi provuar lëvizje dhe përfundimisht do e vendosim nesër se si do të rreshtohet skuadra në fushë”, – përfundoi trajneri i Kukësit, Armando Cungu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh