AlbanianSport.com 18.02.2015 16:15
ASNN – Sot janë luajtur 3 nga 4 ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, nga ku do të njihen edhe 4 skuadra gjysmëfinaliste.
Kështu, Kukësi ia ka dalë ta ruajë fitoren e para dy javëve, atë 2-0 që arriti në Shkodër ndaj Vllaznisë, duke marrë një barazim pa gola sot në fushën e vet.
Kukësianët vazhdojnë kështu në gjysmëfinale, aty ku ka mbërritur edhe Skënderbeu, që, pas barazimit 1-1 në Vlorë me Flamurtarin, ka fituar sot 3-1 në Korçë në ndeshjen e kthimit.
Në çiftin tjetër, takimi i para dy javëve ishte fituar 2-0 nga Partizani, por sot në ndeshjen e kthimit, Laçi ka fituar me të njëjtat shifra brenda 90 minutave dhe tashmë po luhen dy pjesët shtesë nga 15 minuta secila.
Ndërkaq duke nisur nga ora 17:00, luhet ndeshja e kthimit e çiftit Apolonia-Tirana, takimi i parë i të cilit është mbyllur në barazim 2-2.