AlbanianSport.com 25.02.2017 23:45
ASNN – Sot është rikthyer në parket edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet ndryshe si Grupi A, me takimet e javës së tij të 6-të, që është edhe e para e fazës së dytë. Siç dihet, në këtë nivel militojnë 5 skuadra dhe, për këtë arsye, Divjaka ishte pushim për efekt kalendari.
Në takimet e luajtura sot, Apolonia ka fituar në fushën e vet, duke mposhtur Korabin me rezultatin 3-1 dhe duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, me 9 pikë. Po kaq pikë ka edhe Flamurtari, që dje u mund 1-3 në Rrëshen nga Mirdita vendase.
Pavarsisht humbjes me Apoloninë, që ishte e para për këtë sezon, Korabi mban vendin e parë të renditjes, me 12 pikë, ndërsa, pavarsisht fitores me Flamurtarin, Mirdita mbetet në vendin e 4-t dhe të parafundit të renditjes, me 6 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 6-të
(25 shkurt 2017)
Të shtunën:
Apolonia – Korabi 3-1
Mirdita – Flamurtari 3-1
Divjaka pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Korabi 5 4 1 13-4 12
- Apolonia 5 3 2 11-8 9
- Flamurtari 5 3 2 10-7 9
- Mirdita 5 2 3 7-10 6
- Divjaka 4 0 4 0-12 0