Gjergj Vyshka 29.12.2014 18:00
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të shtunën në mbrëmje ka qenë në një darkë miqësore me ish-basketbollistë të viteve 1965-1980-të midis të cilëve kanë spikatur emra të tillë si Viktor Papvangjeli, Robert Kuqo, Agim Fagu apo Arben Fagu,
Po kështu kanë qenë edhe Aleksander Damo, Pirro Koleka, Astrit Zaganjori, Avenir Kalaja, Kostandin Shkurti, Vaso Shaka, Korab Llazani, Sabri Rustemi, Bujar Shehu, Ilir Beqja, Pirro Lubonja, Bujar Spaho, Roland Avrami, Artan Terihati, Ilir Trebicka, Gazmend Çaçi, Ilir Taflaj, Bledar Gjeçaj, Afrim Bilali, Dritan Mema, Kujtim Çaçi, apo dhe gjyqtarët Virgjil Karaj, Jorgji Shundi, Rudolf Cici.
Pa harruar këtu dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Një darkë miqësore me ish-shokët e tij kohë në të cilën ka luajtur me Dinamon dhe kombëtaren e Shqipërisë si për të thënë se nuk e ka harruar basketbollin e tij të dashur.