AlbanianSport.com 07/03/2019 18:25
ASNN – Braziliani ka kritikuar vendimet e gjyqtarit të ndeshjes Paris SG-Mançester Junajtid. Reagimi i Nejmarit në rrjetet sociale për eliminimin e skuadrës së tij, Paris SG-së, në fazën e 16-shes së Ligës së Kampioneve mund t’i kushtojë atij shumë shtrenjt.
Braziliani mund të dënohet deri në tre ndeshje pezullimi për kritikat e ashpra ndaj gjyqtarit të ndeshjes, sidomos për 11-metërshin e dhënë në dëm të Kimpembesë. “Është një turp, që vihen 4 persona që nuk e kuptojnë futbollin. Si do t’i vënë duart prapa shpinës? Ndëshkimi nuk ekziston”, – ka shkruar sulmuesi në Instagram.
Një mesazh që, sipas nenit 11 të Kodit Disiplinor të UEFA-s, mund të përbëjë një sanksion sepse është “ofendime apo sjellje që shkel rregullat themelore të mbarëvajtjes së ndeshjes”, megjithëse kjo do të varet nga mënyra se si trupat disiplinore të organizmit që qeveris futbollin kontinental, do t’i interpretojnë fjalët e tij.
Dihet se në janar UEFA ka dënuar Lovrenin për sjelljen e tij ndaj Serxhio Ramosit dhe ekipit përfaqësues së Spanjës në të njëjtin rrjet social.