AlbanianSport.com 13.10.2015 13:25
ASNN – Kristiano Ronaldo mori të martën për të katërtën herë çmimin “Këpuca e Artë”. I shoqëruar nga presidenti dhe trajneri i Realit të Madridit, Florentino Perez, dhe trajneri Rafa Benitez, sulmuesi portugez tha se është një nder i madh për të që të fitojë sërish çmimin që i jepet lojtarit që ka shënuar më shumë gola në Evropë gjatë një sezoni.
“Të marrësh për herë të katërt Këpucën e Artë është një nder i madh dhe ky është një trofe shumë i rëndësishëm për mua, prandaj dua të falënderoj shokët e skuadrës dhe njerëzit që më kanë ndihmuar”, – tha portugezi, i cili shënoi 48 gola në sezonin e kaluar të kampionatit spanjoll.
Kristiano shtoi se nuk do të kënaqet me kaq, por do të punojë për t’u shpallur golashënuesi më i mirë evropian për të pestën dhe të gjashtën herë. “Dua ta fitoj sërish këtë trofe, – theksoi portugezi. – E di që është e vështirë. Dua ta shoqëroj “Këpucën e Artë” me titullin “kampion” në Spanjë, me Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit (Kupën e Spanjës).”