AlbanianSport.com 09.01.2017 19:50
ASNN – Kristiano Ronaldo ka kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm, duke rrëmbyer edhe Çmimin e Futbollistit Më Të Mirë të 2016-s, duke i shtuar atij atë të “Topit të Artë”, të kampionit të Evropës me përfaqësuesen e Portugalisë dhe të fituesit të Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit. Sikundër çdo eveniment madhor, edhe kjo ceremoni e Çmimeve të FIFA-s, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, ka shpallur të hënën në mbrëmje më të mirët e vitit 2016, në një ceremoni që, Sikundër çdo eveniment madhor, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kristiano Ronaldo ka kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm, duke rrëmbyer edhe Çmimin e Futbollistit Më Të Mirë të 2016-s, duke i shtuar atij atë të “Topit të Artë”, të kampionit të Evropës me përfaqësuesen e Portugalisë dhe të fituesit të Ligës së Kampioneve me Realin.
Kurse për femra, çmimin e fitoi futbollistja amerikane, Karli Llojd. Ndërkohë që Çmimin e Trajneres Më të Mirë të Vitit në futbollin e femrave e e fitoi Silvia Neid, e kampiones olimpike, Gjermanisë, atë të meshkujve e fitoi italiani Klaudio Ranieri, i cili ishte arkitekti i atij triumfi historik të modestëve të Leister Sitit, që u kurorëzua “kampion” i Premier Ligës Angleze. Sa i përket 11-shit ideal të vitit, ai përbëhet nga, Manuel Nojern në portë, Dani Alvesh, Zherard Pike, Serxhio Ramos dhe Marselo në mbrojtje.
Luka Modriç, Toni Kros dhe Andres Injesta ishte 3-shja në mesfushë, dhe Lionel Mesi, Luis Suarez dhe Kristiano Ronaldo në sulm. Gjatë ceremonisë, ku u përkujtuan figurat e futbollit që u ndanë nga jeta në 2016-ën, janë shpërndarë gjithashtu edhe çmimet të tjera, siç ishte ai i tifozëve, që u shkoi atyre të Liverpulit dhe Borusias së Dortmundit, “Çmimi i Lojës së Ndershme” “Fair Play”, që i shkoi skuadrën kolumbiane të Atletiko Nacional.
“Çmimi i Karrierës” u fitua nga braziliani i futbollit të sallës, Falkao, kurse Çmimi “Pushkash”, për golin në më të bukur të vitit, që u fituar nga malajziani Mohamed Faiz bin Sabri, i cili ka ekzekutuar në mënyrë të mrekullueshme një goditje të lirë.