Krist Ramadani: “Masglass”-i, një bazë solide, tek Tirana, për suksesin (III)

Share Button

Nga Adriatik Balla (Gazeta “Sot”) 28.02.2017 11:15

Një nga sportistët e rinj që ka spikatur gjatë viteve të fundit dhe që ka premisa të bëhet një shtangist i madh, është djaloshi 16-vjeçar Krist Ramadani, pjesë e klubit të Tiranës, i cili dy ditë më parë u shpall “kampion kombëtar” për të rritur, duke u futur kështu në rangun e sportistëve elitarë.

Kristi ka një pasion të madh për shtangën dhe në vazhdimësi ka arritur rezultate të larta, duke qenë premtues. Suksesi i fundit në kampionat shërben si motivim për vazhdimësinë, por ai ka ambicie për të qenë shtangisti më i mirë i vendit dhe për të qenë në zonën e medaljeve në garat ndërkombëtare.

Në këtë intervistë dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, del në pah shpirti i lartë sportiv dhe ambicia e një djaloshi për të qenë kampion e rekordmen kombëtar i peshëngritjes. Këtë intervistë AlbanianSport.com po ju sjell në 3 pjesë, duke nisur nga dita e hënë, e duke vijuar të martën dhe të mërkurën, dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Si është një ditë e zakonshme stërvitjeje për ju?

– Unë jam aktualisht pjesë e klubit të Tiranës dhe stërvitem me trajnerin Hektor Shaqiri. Gjithçka shkon normalisht dhe ajo që më motivon akoma më shumë lidhet me praninë e Daniel Godellit në stërvitje, një kampion i madh, një sportist të cilin e kam vëlla shpirti, e kam idhull dhe shpresoj të ec në rrugën e tij. Së bashku me Godellin (që garon në 77 kg) me ne stërvitet edhe shtangisti tjetër i peshës 85 kg Krenar Shoraj.

 

– Shqipëria ka pasur vazhdimisht sportistë të mëdhenj në shtangë. Cilët janë idhujt tuaj?

– Unë e thashë, Godelli është idhulli im, por nga sportistët botërorë më pëlqen shtangisti kinez, Xiajun, një kampion e rekordmen i madh. Aktualisht i pakapshëm.

 

– Sa ndikojnë figurat e peshëngritjes shqiptare në ushtrimin prej jush të këtij sporti?

– Peshëngritësit shqiptarë kanë arritur shumë dhe i kanë sjellë vendit shumë medalje, duke pasur triumfe të mëdha. Një gjë është e sigurt: të gjitha këto nuk vijnë pa një punë të madhe dhe suksesi ka ardhur falë punës së madhe në stërvitje, duke hequr dorë nga shumë gjëra dhe me sakrifica të mëdha. E vërteta është se sporti ynë ka pasur shumë sportistë të nivelit të lartë si Pampuri, Kalleshi e të tjerët më të rinj deri tek Godelli etj, të cilët janë frymëzues për mua.

 

– Në fund të vitit është dhe Botërori. A ka ardhur momenti që të provosh veten në një garë të këtij niveli?

– Nëse në Evropian nuk shkoj, në Botërorin e SHBA mund të shkoj, sepse deri atëherë mund të kem përmirësuar mjaft rezultatet e mia. Kjo do të varet nga rezultatet që unë do të shënoj në aktivitetet që përmendëm më lart.

 

– Ju jeni stërvitur për shumë kohë në një ekip privat në Tiranë, siç ishte ai i “Masglass”-it. Sa ndikoi kjo në formimin tuaj si shtangist cilësor?

– Ishte një eksperiencë e vyer për mua, për më tepër që nuk më mungoi asgjë. Pata kushte të mira stërvitore, një ambient motivues dhe natyrisht aty mora hapat e parë dhe formimin tim kryesor në këtë sport, falë biznesmenit të mirënjohur dhe dashamirës për sportin, Theodhor Masllavica. Nëse jam në këtë nivel është edhe për meritë të punës që kemi bërë tek ky klub. Kalimi im tek Tirana është e karakterit objektiv, pasi nëpërmjet një klubi me emër si Tirana mund të garoj më lehtë në një garë ndërkombëtare.

 

– A i plotëson Tirana si klub kushtet tuaja?

– Rëndësi në një klub shtetëror është përfshirja në listën e sportistëve që marrin dietën ushqimore dhe emri im është futur në listë e pres të trajtohem si sportistët e tjerë.

 

– Po kushtet stërvitore si janë?

– Unë stërvitem tek pallati i sportit ‘Asllan Rusi”, tek palestra që kishte dhe më parë klubi privat i “Masglass”-it. Kushtet janë të mira dhe në këtë drejtim nuk ankohem.

 

– Komuniteti i shtangës është shpesh kontradiktor dhe sportistët e kanë vuajtur jo pak këtë raport disi të vështirë…

– Ju kuptoj, por nuk është kjo çështja ime e momentit. Ky sport ka nevojë për bashkimin e të gjithëve dhe rritjen e rezultateve sportive. Me kushte më të mira arrihen rezultate shumë më të mira. Shtangistëve nuk u takon të dalin kundër-njëri-tjetrit, por të jenë solidarë ndërmjet tyre. Nuk kam dhe nuk duhet të kemi gjë personale me askënd. Nëse dikush ka probleme personale apo probleme që shqetësojnë procesin stërvitor, atëherë mund të diskutojmë se si t’i përmirësojmë kushtet. Nëpërmjet bashkëpunimit mund të arrihet gjithçka.

 

Vijon nesër..

 

Kush është Kristi Ramadani?

 

Datëlindja:      29.10.2000

Vendlindja:     Tiranë

Sporti:             Peshëngritje

Klubi:              “Tirana”

Shkolla:           “Sinan Tafaj”, viti i parë

Rezultati:         115 kg shkëputje, 145 kg shtytje

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh