Kostantinides për FIBAEvropë: Shqipëria po ndërton të ardhmen e saj

Share Button

ABK-Kostandinides

Gjergj Vyshka 11.08.2016 12:35

Trajneri: “Pjesa më e madhe e lojtarëve nuk kanë asnjë eksperiencë në përballjet e nivelit të lartë evropian dhe nëse duam që në pak vite t’i mundim ata, atëherë kemi shansin për ta bërë hapin e parë tani”.

 

Faqja zyrtare në Internet e organizmit që qeveris basketbollin kontinental, FIBA Evropë, i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë në prag të nisjes së Eliminatoreve të Evropianit të Basketbollit 2017, të cilin AlbanianSport.com jua sjell këtu të plotë:

 

Shqipëria lehtësisht e pranon statusin e saj të humbësit në grupin F të Eliminatoreve për Kampionatin Evropian të Basketbollit për Meshkuj 2017. Kuqezinjtë ndodhen në një grup me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë, por nënvizohet fakti që konkurrenca në këtë grup, ndeshjet e cilit luhen nga data 31 gusht, deri më 17 shtator, do të mund ndryshojnë diçka pozitive për vendin ballkanik. Pas një mungese prej katër vjetësh në ekipin e meshkujve, trajneri i ri i Shqipërisë, Antonis Kostantinides, ka grumbulluar 19 lojtarë prej të cilëve do të mbajë 12, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eliminatore, ku mungon që prej 2012-ës.

E ato janë: Marsel Aliaj, Besnik Biberaj, Denis Deda, Elvis Dusha, Herion Faslija, Algert Gjonaj, Abdel Gjyzeli, Julian Hamati, Endri Hysenagolli, Mired Jani, Aldor Kola, Genti Lasku, Dod Lekndreaj, Robert Shestani, Gerti Shima, Çelis Taflaj, Adriano Topalli, Redi Vogli, Franci Zeneli. Pjesëmarrja në Eliminatore duket si “qershia mbi tortë” për revolucionin në heshtje që ka nisur basketbolli shqiptar. “Këtë verë, Shqipëria për herë të parë ka hedhur në fushë të gjitha skuadrat e saj të moshave në veprimtaritë evropiane. E kjo si për meshkuj, ashtu dhe për femra”, – ka shpjeguar për FIBAEurope.com trajneri i kuqezinjve, Kostantinides.

“Për skuadrën e të rritur objektivi kryesor i yni në këto moment është të bëjmë bashkë një grup lojtarësh të rinj dhe të ndërtojmë atë që do të jetë themeli i ecjes në katër vitet e ardhshme, – ka vijuar qiprioti i stolit të përfaqësueses kuqezi. – Ndërtimi i skuadrës ka nisur më 31 korrik dhe nuk asgjë të përbashkët me atë që është bërë përpara, sepse Federata Shqiptare e Basketbollit me në krye presidentin Avni Ponari ka nisur një punë krejtësisht më profesionale. Federata Shqiptare e Basketbollit, pa u sforcuar shumë, ka plotësuar të gjitha kushte që këta të rinj të kenë mundësinë e punës dhe të përmirësimit.”

“Duam t’i tregojmë lojtarëve që janë në fushë një vizion për të ardhmen e skuadrës kombëtare, e cila është në fazën e ndërtimin mbi një bazë të fortë, – ka theksuar Kostantinides. – Në të njëjtën kohë, duam t’i tregojmë lojtarëve që luajnë jashtë dhe që nuk janë pjesë e ekipit në këtë proces të ri që gjërat kanë ndryshuar, që është një organizim i ri dhe të vijnë ta shohin në mënyrë që në periudhën tjetër të jenë pjesë e këtij ekipi”, ka shtuar trajneri qipriot. Gerti Shima, që ka qenë shënuesi më i mirë i kombëtares në Eliminatoret e verës 2012, është titullari kryesor i kësaj skuadre në këtë verë.

Pesë lojtarët e tjerë të rikthyer nga sezoni 2012 janë Marsel Aliaj, Herion Faslija, Algert Gjonaj, Redi Vogli, që është 31 vjeç, si dhe Genti Lasku që është i vetmi lojtar i moshës 30 vjeç në listën prej 19 lojtarësh të thirrur nga Kostantinides. “Pjesa më e madhe e lojtarëve nuk kanë asnjë eksperiencë në përballjet e nivelit të lartë evropian dhe nëse duam që në pak vite t’i mundim ata, atëherë kemi shansin për ta bërë hapin e parë tani, – ka thënë Kostantinides. – Rezultatet e kësaj vere nuk janë kryesore, e dimë që do të jetë shumë e vështirë për ne që të marrim fitore të dyfishta në këtë grup, por lojtarët duhet ta dinë plotësisht se çfarë do të kemi përballë.”

“Gjithnjë nëse duam të krijojmë një pjesë të asaj faze që do të kemi për të ardhmen, – thekson qiprioti. – Jam i habitur se sa me shumë vështirësi lojtarët punojnë në stërvitje, ndërsa kërkoj gjithmonë t’i shtyj deri në limitet e formacionit. Por është hera e parë në karrierën tim që vijnë e më kërkojnë që të bëj lëshime. Nuk mund t’i jap kredite lojtarëve dhe për stafin tim, Afrim Bilali, Endri Rumani dhe Albert Sulejmani, duhet të flas fjalët më të mira për punën që bëjnë çdo ditë. Në Eliminatore do të tregojmë një skuadër që di ku gjendet në fushë si në mbrojtje, ashtu dhe në sulm, do të ketë gjërat kryesore të lojës.”

“Dhe do të jemi shumë të vështirë për të gjithë kundërshtarët që do të vijnë të luajnë në fushën tonë, – ka vijuar trajneri. – Na mungojnë dimensione dhe për këtë qëllim jemi duke punuar veçanërisht në mbrojtje atje ku duhet të jemi të vështirë dhe të disiplinuar”. Shqipëria më 18-21 gusht do të marrë pjesë në një turne miqësor në Qipro, teksa do të ketë përballë skuadrën vendëse, Estoninë dhe Katarin. E më pas do të udhëtojë drejt Talinit, atje ku nga 24-26 gusht do të mund të marrë pjesë në një tjetër turne miqësor përballë Estonisë vendëse, Izraelit dhe Ukrainës. Ndeshja e parë zyrtare do të jetë më 31 gusht përballë Gjeorgjisë në fushë të huaj, që do të jetë dhe ndeshja e parë zyrtare nga viti 2012.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh