Kosovë / Xhavit Kajtazi: Sporti, asnjëherë prioritet i asnjë Qeverie (II)

Share Button

xhavit-kajtazi

Nga Tahir Sopi (Koha Ditore) 06.12.2016 08:00

Kur punët shkojnë keq, zakonisht thuhet se “po flitet shumë e po punohet pak”, por kur bëhet fjalë për infrastrukturën sportive në Kosovë, autori i disa librave për sportin, trajneri i volejbollit dhe gazetari shumëvjeçar, Xhavit Kajtazi, thotë se “është folur pak, e është punuar edhe më pak”.

Ai e përshkruan të mjerueshme gjendjen e tanishme të infrastrukturës dhe të dhimbshme vitet e humbura, plot 17 vjet nga mbarimi i luftës. Kajtazi ngul këmbë se shteti ka dështuar plotësisht në këtë aspekt, pasi merret vetëm me riparime dhe jo me ndërtimin e objekteve kombëtare të sportit.

Në intervistën dhënë gazetës, ai përmend edhe ndërhyrjet politike në ato pak investime që janë bërë. AlbanianSport.com jua sjell intervistën e tij në 3 pjesë, të hënën, sot dhe të mërkurën. Intervista botohet me lejen e autorit të intervistës dhe të gazetës së mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”.

 

…vijon nga dje

 

– Sporti asnjëherë nuk ishte prioritet i asnjë Qeverie. Pse i gjithë ky injorim i sportit në Kosovë?

– Mendoj se zëri i sportistëve dhe atyre të përfshirë në sport, ka qenë shumë i artikuluar. Është folur fuqishëm se sporti së bashku me kulturën, janë ambasadorët më të mëdhenj të një shteti. Nëse Kosova dëshiron të fitojë më shumë njohje, atëherë është dashur që sporti të ndihmohet më shumë. Pra, është dashur të punohet dhe të investohet në infrastrukturën sportive, sepse pa dorën e shtetit sporti nuk mund të shkojë përpara. Por, kjo për sportin tonë nuk ka qenë rast sikurse në shtetet e tjera. Mendoj se jo vetëm qeveria është fajtorja kryesore këtu, pasi është varur prej ligjeve të tjera dhe akteve nënligjore. UNMIK-u i ka pasur të gjitha në dorë dhe ishte barriera kryesore që këto investime në sport të mos ndodhnin. Por, tash UNMIK-u nuk është i pranishëm dhe Qeveria ka mundësi t’i përmirësojë gabimet e bëra pa fajin e saj. Por, me gjithë këtë nuk ka pasur angazhime për të ndihmuar sportin. Më tepër është investuar në shkuarjen e njerëzve për lobime të ndryshme që për mua nuk kanë qenë rezultative. Me lobime individuale kemi menduar se po bëjmë gjëra të mëdha, por në të vërtetë vetëm kemi humbur para pa mbulesë. Pingpongu dhe hendbolli, janë pranuar me iniciativën e disa njerëzve të vendosur, pa ndihmën e shtetit, të mos e harrojmë këtë. Pas kësaj është krijuar një strukturë drejtuese e sportit të Kosovës, e cila rrufeshëm u shndërrua në burokraci, e cila vetëm sa i ka bërë dëm sportit. Periudha e Memli Krasniqit si ministër, është dëshmia më e mirë se si duhet ecur përpara në sport.

 

– Por tash nuk është më UNMIK-u, legjislacioni është. Ku është telashi?

– Të gjitha ato projekte janë në letër, por zbatimi i tyre ose po shkon ngadalë ose nuk po bëhet fare. Të gjithë po flasin për stadiumin kombëtar, i cili është në letër, por asgjë nuk është ndërmarrë deri më tash. Pra, ka projekte për të cilat flitet, por vetëm të tilla kanë mbetur ende. Shpresoj që pas kësaj marrëveshjeje me Qeverinë e Hungarisë të kemi sa më shpejt stadiumin tonë të futbollit, ndonëse nuk dihet ende kur do të jetë i gatshëm.

 

– Sipas Qeverisë, infrastruktura e sportit po përmirësohet dukshëm sipas standardeve evropiane, por ne të njëjtën kohë kemi ankesa të vazhdueshme të klubeve. Kush ka të drejtë?

– Kërkesat e klubeve janë jo të drejta, por një milion për qind të drejta, pasi sportistët nuk kanë ku të stërvitin në përgjithësi. Në Prishtinë kemi vetëm dy palestra dhe ekipet janë të detyruara të marrin leje nga Drejtoria e Arsimit për t’u stërvitur nëpër sallat e shkollave fillore dhe të mesme. Po të mos ishte kjo leje, sporti do të vdiste i tëri dhe shumica e klubeve do të mbylleshin tërësisht. E kam fjalën për sportet “më pak të rëndësishme”, siç po i quajnë e po i trajtojnë burokratët, të cilët pothuajse të gjitha hapësirat sportive kanë bërë për vete dhe i kanë vënë kryekreje në shërbim të të ashtuquajturave “sporte të privilegjuara”, pjesë të të cilave janë vetë. Ja një shembull. Kam pasur rastin të njihem me një projekt të Maqedonisë, ku qeveria e këtij vendi synonte ndërtimin e 20 palestrave sportive, me moton ‘çdo dy mijë banorë nga një palestër’. 500 mijë euro kushtonte një palestër dhe ky projekt është realizuar në tërësi. Në këto palestra mund të zhvillohen edhe ndeshjet ndërkombëtare, pasi nuk u mungon asgjë. Edhe ne kemi mundur ta bëjmë një projekt të tillë, por kemi shkuar në stilin që të ndërtojmë një palestër të kushtueshme. Fillimisht ka kushtuar një milion euro, pastaj ka tejkaluar afatin dhe pas 12 vjetëve kur është bërë, është rrumbullakuar me pesë milionë euro! Nuk kemi pasur nevojë të ndërtojmë palestra të mëdha në të gjitha qendrat. Në kryeqytet apo shtatë qytetet e mëdha është dashur nga një palestër e madhe, kurse nëpër qendrat e tjera, palestra të vogla që do të kushtonin pak dhe do të shërbenin shumë. Pra, që do të ishin funksionale.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh