Kosovë / Vetëm 10 % e stadiumit e mbushur për ndeshjen me Greqinë

Share Button

AlbanianSport.com 04/09/2021 18:40

ASNN – Kosovë-Greqi, ndeshja e radhës në kuadër të Eliminatoreve për fazën e grupeve të Botërorit “Katar 2022” do të luhet pa tifozë. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ndërsa ky vendim është marrë për shkak të masave që ka marrë Qeveria e Kosovës në kuadër të masave mbrojtëse kundër “Covid-19”. Kështu, Ndeshja Kosovë-Greqi, e vlefshme për fazën eliminatore të Botërorit të vitit të ardhshëm do të luhet pa tifozë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila nëpërmjet faqes së saj zyrtare njofton se nuk do të ketë bileta në shitje për këtë sfidë. Ky vendim është marrë për shkak të masave të reja të qeverisë për parandalimin e pandemisë. Ndeshja Kosovë-Greqi do të luhet në stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe vetëm 10 % e hapësirës së këtij stadiumi do të jetë në dispozicion për të dyja ekipet, grupin e tifozëve “Dardanët”, protokollin e shtetit dhe stafin organizativ.

Të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas. Sipas rregullave të fundit të Qeverisë për mbrojtje nga “COVID-19”, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe Certifikatën e vaksinimit të e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër “COVID-19”, test RT-PCR negativ për “COVID-19”, të kryer jo më herët se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë më dhe jo më shumë se 180 ditë).

Ose nevojitet rezultat pozitiv i testit të antitrupave aerologjikë, i lëshuar më jo më larg se para 30 ditëve, por edhe test i shpejtë antigjen negativ jo më herët se 48 orë. Pjesëmarrësit duhet të ruajnë biletat e ndeshjes pasi që ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë edhe pas orës policore. Në ndeshjen Kosovë-Greqi do të aplikohet sistemi Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) i FIFA-s. Kjo ndeshje do të gjykohet nga francezi Fransua Leteksier.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh