AlbanianSport.com 15/01/2024 13:25
ASNN – Ashtu sikundër u bë e ditur gjatë ditëve të para të janarit Vedat Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Majorkës. Këtë e ka bërë të ditur të hënën trajneri i skuadrës spanjolle, Havier Agirre. Muriqi ka shumë javë që i mungon skuadrës elitare të Spanjës.
Ai nuk do të jetë as të martën në ndeshjen për Kupës së Mbretit (Kupës së Spanjës) ndaj Tenerifes dhe po ashtu as në ndeshjen e 20 janarit 2024 ndaj Vijarealit. Sulmuesi do të jetë sidoqoftë i grumbulluar për ndeshjen e 27 janarit ndaj Real Betisit, ka njoftuar Aguirre në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën.
“Sot bëri diçka më shumë se ditët e kaluara në stërvitje, – ka thënë meksikani i stolit të skuadrës së ishullorëve. – Për ndeshjen me Vijarealin nuk është e mjaftueshme. Ndaj Betisit në shtëpi, më 27 janar 2024, ai do të jetë aty. Në stol më 27, ose nuk do të luajë deri në shkurt.”
Muriqi është një mungesë e madhe e Majorkës. Ai u dëmtuar duke luajtur për Kosovën më 12 nëntor dhe, ndonëse ishte shpresuar të rikthehej më 13 janar, kjo nuk ndodhi sepse riaftësimi i tij nuk shkoi sipas planifikimit.