Kosovë / Tjetër sukses për xhudon, Kuka, në Komisionin e trajnerëve të Evropës

Share Button

AlbanianSport.com 30/04/2020 18:40

ASNN – Xhudoja kosovare ka korrur ditët e fundit një tjetër sukses, teksa është bërë e ditur se Driton Kuka është përzgjidhur në Komisionin e trajnerëve të Evropës. Kështu, ai është konfirmuar edhe një herë si një prej trajnerëve më të vlerësuar në botën e kësaj disipline të arteve luftarake. Këtë javë, Kuka është përzgjedhur në Komisionin e trajnerëve të Unionit Evropian të Xhudos. Kjo është bërë e ditur përmes një letre që Federata Evropiane e Xhudos (EJU) i ka dërguar Federatës së Xhudos së Kosovës.

Komisioni i Trajnerëve është një organ që vlerësohet shumë në EJU. Edhe pse ka, në fakt, mision këshillimor për Komitetin Ekzekutiv të EJU-së, ka raste kur i delegohet edhe e drejta e vendimit, kur bëhet fjalë për çështje profesionale të këtij sporti. Në Komisionin e Trajnerëve marrin pjesë një grup i përzgjedhur i trajnerëve evropianë, me suksese të mëdha.

Ky është një organizëm që ka një rol vendimtar në caktimin e politikave të EJU-së sa i takon anës sportive. “Komiteti Ekzekutiv i EJU-së, në mënyrë unanime, ka aprovuar propozimin që të ftojë Driton Kukën në Komisionin e Trajnerëve të EJU-së”, – thuhet në njoftimin e organizmit që qeveris xhudon kontinentale. Në Komisionin e Trajnerëve janë gjithsej 7 trajnerë të xhudos. “Është nder i madh për mua, – ka thënë Kuka, duke folur për mediat e Prishtinës.

“Ky komision ka në përbërje trajnerë eminent, – ka vijuar ai. – Është vlerësim për punën që bëjmë dhe për rezultatet që kemi arritur.” Në fakt, me nxënësit e tij, Kuka ka fituar gjithçka që mund të fitohet në botën e xhudos. Ka fituar, ndër të tjera, edhe medalje të artë olimpike me Majlinda Kelmendin. Natyrshëm, për arsye politike dhe jo sportive, jo të gjithë në EJU kanë përkrahur idenë që trajneri i Kosovës të jetë në Komisionin me peshë. Por Kuka vlerësohet lart nga presidenti i EJU-së, rusi Sergej Solovejçik.

Janë sukseset e shumta të xhudos kosovare, sidomos në kampionate evropiane, që kanë bërë që për Kukën të kenë respekt në EJU. Po ashtu vlerësohet lartë prezantimi që xhudoja kosovare ia bënë Evropës në gara ndërkontinentale, duke marrë vazhdimisht edhe përgëzimet e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), Marius Vizer. Në fakt, kjo është hera e dytë që trajneri i përfaqësueses së Kosovës korr një tjetër sukses personal.

Më 23 tetor të vitit të shkuar, trajneri i Majlinda Kelmendit u kandidua për një çmim të madh, që jepet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për trajnerët e dalluar. Bëhet fjalë për “Çmimin e Karrierës së Trajnerëve”, që jepet nga IOC-ja. Ka qenë Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), e më konkretisht presidenti i saj, Marius Vizer, ai që e ka dominuar Driton Kukën për çmimin e madh të IOC-së, edhe pse ky nominim nuk është materializuar më pas.

Ndërsa përzgjedhja në komisionin evropian të trajnerëve i jep peshën më të madhe njohjes që i bëhet punës së trajnerit nga Kosova. Pavarësisht se nuk arriti ta fitojë çmimin e madh vitin e shkuar, nominimi i Kukës nga IJF-ja dhe nga presidenti Vizer shihet si dëshmi për vlerësimin e madh që i bëhet në botën e xhudos trajnerit nga Kosova. “Çmimi i Karrierës së Trajnerëve”, jepet nga vetëm për herë të 3-të IOC-ja, ndërsa duhet theksuar se, deri më tani, atë nuk e ka fituar ndonjë trajner i xhudos.

IJF-ja nuk kishte bërë ndonjë nominim deri në atë kohë dhe Kuka është i nominuari i parë i kësaj Federate Botërore, që po e rrit gjithnjë e më shumë profilin e saj në skenën e madhe të sportit. Xhudoja tashmë është në pararojë në sportet individuale, ndërsa gëzon respekt të madh edhe në familjen e IOC-së. Në të njëjtën kohë, Presidenti i IJF-së, Vizer, është prej personaliteteve më të respektuara në botën e sportit dhe besohet se ai e pati mbështetur fuqimisht nominimin e bërë për Kukën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh