AlbanianSport.com 13.02.2016 19:05
ASNN – Kupa e Kosovës në basketboll për meshkuj luan sonte finalen e saj, ku do të përballen dy rivalet historike, Peja dhe SIGAL Prishtina. Në gjysmëfinalen e parë, Peja ka mposhtur Trepçën me rezultatin bindës, 91-65, për të siguruar vendin në finale.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, SIGAL Prishtina ka mposhtur me shumë vështirësi Bashkimin e Prizrenit. Kampionia në fuqi e Kosovës e mposhti Bashkimin me rezultatin e ngushtë, 83-80.
Lojtari më i mirë i Prishtinës ishte Dardan Berisha që realizoi 22 pikë, ndërsa 15 pikë u realizoi Abukar. Tek Bashkimi, më i dalluari ishte Xhons, i cili realizoi 21 pikë, ndërsa pas tij erdhi Basij, me 17 pikë.
Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet të dielën, duke nisur nga ora 20:00.