AlbanianSport.com 04.01.2017 14:35
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, SIGAL Prishtina ka arritur marrëveshje me një trajner italian, që së fundit ka drejtuar një skuadër në nivelin më elitar të kampionatit të basketbollit në Itali, që njihet si Seria A.
Klubi bardhekaltër, kampion në fuqi i Kosovës, por edhe i Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, do ta zyrtarizojë trajnerin e ri gjatë ditës së mërkurë, kur edhe do të bëhet i ditur edhe përforcimi i fundit i skuadrës për pozicionin e një fundori realizues.
SIGAL Prishtina e ka nisur keq sezonin, duke u eliminuar nga “FIBA Europe Cup”, por në fillim të vitit skuadra bëri tri përforcime, duke rikthyer qendrën Urim Zenelaj dhe angazhoi dy të huaj, Grent Xhonsonin dhe Nenad Deliçin.