AlbanianSport.com 11.01.2016 15:25
ASNN – Basketbollisti nga Shqipëria, Gerti Shima, është zyrtarisht përforcimi më i ri i SIGAL Prishtinës. Që nga dita e sotme Shima është transferuar edhe zyrtarisht nga Bashkimi i Prizrenit, në radhët e bardhekaltërve, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të të dyja skuadrave, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Shima më parë ka luajtur edhe për Pejën, ndërsa në gjysmën vjeshtore të edicionit 2015-2016 ka mbrojtur ngjyrat e ekipit prizrenas. Ndërkohë, Klubi i basketbollit “Peja”, ka konfirmuar përmes një postimi në profilin e vet në rrjetin social, “Facebook”, përforcimin e ri të skuadrës, Nikolas Kovington. Basketbollisti 30-vjeçar luan në rolin e organizatorit.
Karrierën profesionale, ai e ka filluar te skuadra gjermane Gusing Najts, për të vazhduar karrierën në Estoni dhe Rumani (në ekipet Timishoara dhe Mures), ka njoftuar KB Peja.
Ndërkohë që ishte pjese e “D-Ligë” në SHBA, Kovington mori pjese edhe në kampin stërvitore të Juta Xhez në vitin 2014. Sezonin e shkuar, ai ishte pjesë e Krajovës të Romanisë, me të cilën kishte një mesatare prej 9.7 pikë të realizuar për ndeshje.