Kosovë / Sejdiu: Testet negative për “Covid-19”, një lajm i mirë

Share Button

AlbanianSport.com 30/05/2020 20:55

ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, këmbëngul se lajmi më i mirë për të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në futboll, para rifillimit të edicionit, është se asnjë prej futbollistëve apo prej stafit të ekipeve nuk ka dalë pozitiv në testet për virusin korona. Javën e shkuar filluan testimet e klubeve që përfunduan këtë javë. Askush nuk doli i infektuar dhe për trajnerin Sejdiu kjo është një garanci e rëndësishme para rifillimit të kampionatit, i cili u pezullua më 13 mars.

Futbolli në Kosovë do të rifillojë javën e ardhshme, saktësisht me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që do të luhen më 2 dhe 3 qershor, kurse ndeshjet e Superligës do të vazhdojnë më 5 qershor. Deri në fund të këtij edicioni ka mbetur të zhvillohet edhe faza e tretë, e cila përbëhet prej 11 javësh, që do të përcaktojnë kampionen, shkuarjen në Evropë dhe rënien nga kategoria. “Është një lehtësim i madh dhe siguri për të gjitha klubet që nuk pati asnjë të infektuar, por të gjithë dolën negativë”, – ka thënë ai.

“E them këtë sepse po të dilte ndonjëri pozitiv, atëherë do të krijohej një kaos i vërtetë, – ka vijuar Sejdiu. – Deri para konfirmimit të rezultateve gjithmonë në stërvitje ekzistonte një lloj frike, por tashmë jemi më të sigurt dhe si nëpër klube ashtu edhe tek lojtarët mbretëron një qetësi. Sidoqoftë, rreziku është gjithmonë i pranishëm dhe ne vazhdimisht duhet sugjerojmë lojtarët që t’iu përmbahen masave. Mund të them se liga jonë është një rast unik.”

“Sepse nuk ka asnjë rast pozitiv pas kthimit në stërvitje, duke pasur parasysh se nëpër ligat e tjera ka pasur raste të prekura”, – ka shtuar trajneri i Drenicës. Bazuar në rezultatet e testeve që dolën negative para rifillimit të garave, Sejdiu beson se edicioni ka gjasa të mëdha që të mbyllet pa pasur asnjë të prekur që është i përfshirë në ndeshjet e futbollit. “Ky është edhe një sukses i klubeve, pasi lojtarët janë treguar të disiplinuar gjatë garantimit”, – ka theksuar ai.

“Kjo na jep shpresa të mëdha që edicionin ta mbyllim pa asnjë rast të prekur dhe besoj se të gjitha klubet do të punojmë në këtë aspekt”, – përfundi Sejdiu. Krahas trajnerit Sejdiu, edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) po shpresojmë që garat t’i përfundojnë pa asnjë rast të prekur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh