AlbanianSport.com 23.05.2015 09:50
ASNN – Boksierja e përfaqësues së Kosovës, Donjeta Sadiku, do të ndeshet në finale të Kampionatit Botëror të Të Rinjve, me amerikanen Guadalupe Gutierrez. Për të arritur në finale, Donjeta mposhti rusen, Dinjik Ekaterina, për të siguruar të paktën medaljen e argjendit.
Ishte një garë fantastike e saj, sidomos në gjysmëfinale, ku mundi rivalen ruse, një ngjarje sportive jo e vogël për boksin e femrave të Kosovës. Sot shpresohet që Sadiku të mundë dhe amerikanen Gutierrez, për të fituar medaljen e artë në këtë veprimtari të rëndësishme të të rinjve.
“Nëse ia del, atëherë Donjeta Sadiku bëhet kampione e botës për të reja dhe kjo është historike”, thonë zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës.