Kosovë / Prishtina, një rrugëtim mbresëlënës në Kupat e Evropës

Share Button

AlbanianSport.com 13/08/2021 20:15

ASNN – Pas dy tureve në Ligën e Kampioneve, luan edhe dy të tjerë në Ligën e Konferencës. Sikur goditja e Mendurim Hotit të gjente rrjetën, Prishtina do të kishte ende shpresa ndaj kampiones në fuqi të Norvegjisë, Bodo/Glimtit. Por goditja e minutës së 92-të u bllokua dhe kështu shifrat nuk ndryshuan. Bodo/Glimti fitoi me shifrat 2-0 në stadiumin e vet dhe me rezultatin e përgjithshëm, 3-2, vijoi më tej në fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës. Në fakt, në pjesëmarrjen e parë në eliminatoret e kësaj veprimtarie, Prishtina ka ecur mjaft mirë.

Më 5 gusht në “Fadil Vokrri”, Prishtina kishte fituar 2-1 ndaj Bodo/Glimtit dhe synimi për ndeshjen e së enjtes mbrëma në Norvegji ishte i qartë, mbrojtja e kësaj fitoreje. Por vendasit kaluan herët në epërsi, që në minutën e 18-të, kur Erik Bot’heim shënoi për vendasit. Norvegjezët nuk ndalën sulmet dhe golin e dytë e gjetën në minutën e 78-të, nga i njëjti lojtar. Vetëm në fund prishtinasit nisën të kërkonin me më shumë ngulm golin. Hoti shpërdoroi rastin më të mirë, kur iu bllokua goditja.

Vendasit e goditen shtyllën, ndërsa humbën edhe një 11-metërsh. Ndonëse tifozët e Prishtinës, përmes komenteve, kanë kritikuar vendosjen e skuadrës për lojë plotësisht mbrojtëse, tek klubi kryeqytetas kanë menduar ndryshe. “Largohemi me kokën lart nga garat evropiane”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare, duke shtuar: “Por aventura evropiane për këtë edicion ka qenë e jashtëzakonshme.” Pasi fitoi titullin e pritur gjatë, Prishtina nisi në fazën paraliminatore të Ligës së Kampioneve, ku mposhti kampionen e San Marinos dhe atë të Andorrës.

Në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve u ndal nga Ferencvaroshi hungarez, me rezultatin e përgjithshëm 1-6, pas dy ndeshjeve. Më tej, ajo kaloi në turin e dytë të Ligës së re të Konferencës, ku me shumë mund eliminoi Konahun e Uellsit. Fitoi 4-1 në shtëpi e humbi 2-4 në fushë të huaj dhe arriti kështu në turin e 3-të eliminuar ku u përball me Bodo/Glimtin. Përveç Prishtinës, rrugëtim të mirë evropian ka patur edhe Drita, ndërsa Llapi është ndalur që në nisje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh