AlbanianSport.com 31/10/2018 17:05
ASNN – Në kuadër të javës së 13-të të Kampionatit të Futbollit të Kosovës, u përplasën Prishtina me Trepçën 89. Pritej të ishte një ndeshje e fortë dhe me rivalitet, ndërkohë që skuadrës nga Mitrovica i duhej me patjetër të dilte me pikë nga kjo përballje për të shpëtuar stolin e trajnerit.
Me interes për këtë ndeshje ishte fakti se në stolet e klubeve përkatëse ishin dy trajnerë të dalë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë. Prishtina drejtohet nga Mirel Josa, kurse Trepça ‘89 nga Gugash Magani. Por në fund Prishtina fitoi 2-0 dhe siguroi një 3-pikësh që e ngjit mjaft në renditje.
Për më tepër, Prishtina po rivalizon me skuadrën e një tjetër trajneri nga Tirana, Dritën e Shpëtim Duros. Pas humbjes në këtë ndeshje, trajneri i Trepçës ’89, Gugash Magani dha dorëheqjen. Ai e quajti të papranueshëm pozicionimin e skuadrës në vend të 9-të dhe i hapi rrugën ndryshimit.
Gjasat janë që Magani të kthehet në krye të ndonjë skuadre në Superiore ose në Kategorinë e Parë në Shqipëri. Pas Starovës e Bledi Shkëmbit, Magani bëhet trajneri i tretë nga Shqipëria që e provon fatin e më pas që largohet nga Kampionati e Futbollit të Kosovës.