Kosovë / Pranimi në UEFA, rusët ngrenë duart lart, Serbia turfullon

Share Button

Vitali-Mutko

AlbanianSport.com 04.05.2016 11:35

ASNN – Pavarsisht se Rusia nuk e mbështeti me vote  anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, ministri rus i Sportit, Vitali Mutko, tha se Moska e pranon rezultatin e votimit. “Rusia nuk e mbështeti këtë vendim por futbolli evropian është demokratik, – është shprehur Mutko për mediat ruse. – Vendimi është marrë nga shumica dhe kjo gjë duhet të pranohet”.

Ndërkohë, mediat kosovare shkruajnë se presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Ralf Zloczover ka qenë thellësisht i dëshpëruar pas pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit. Shume lojtarë të rëndësishëm të përfaqësueses së Zvicrës mund të largohen tek ajo e Kosovës tashmë qe Federata e kësaj të fundit është pranuar ne UEFA.

Rusia nuk ka përkrahur kërkesën e Kosovës për pranim në UEFA, por do të respektojë vendimin që doli nga Kongresi i së martës. Kështu ka thënë Vitali Mutko, ministri i Rusisë për Sportin. Të martën, në Kongresin e mbajtur në Budapest të Hungarisë, Kosova është bërë anëtarja e 55-të e Organizmit që qeveris futbollin Evropian dhe reagimet pas këtij vendimi ishin të shumta.

Natyrisht me qëndrim doli edhe Rusia e vlerësuar për kohë të gjatë aleate e Serbisë dhe vend që ka penguar ndërkombëtarizimin dhe përfaqësimin e sportit kosovar. “Rusia nuk përkrah këtë vendim, por futbolli evropian ka të bëjë me demokracinë, – ka thënë Mutko për agjencinë R-Sport. – Vendimi është marrë nga shumica dhe duhet respektuar.”

Rusia mund të jetë mikpritëse e Kosovës, nëse përfaqësuesja e kësaj të fundit ia del të mbyllë me sukses të plotë ciklin e parë eliminator në të cilin pritet të marrë pjesë, atë për Botërorin e vitit 2018. Nga ana tjetër, Federata e Futbollit e Serbisë ka kundërshtuar ashpër pranimin e Kosovës, por puna e bërë prej saj nuk dha fryte. Në fakt serbët po shkonin drejt realizimit të qëllimit kur nuk u votuan ndryshimet në statut.

Megjithatë situata në Kongres mori kahe tjetër dhe kërkesa e Kosovës për pranim mori 28 vota, që ishte minimumi i mundshëm për pranim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh