Kosovë / Përveç normave, sportistët duhet “të luftojnë” edhe për viza

Share Button

pasaportabiometrikekosovare

Marrë nga “Koha Ditore” 12.12.2014 12:55

ASNN – Azerbajxhani, si shtet organizator i Lojërave të para Evropiane, nuk e njeh Kosovën dhe as pasaportat e saj. Zyrtarët kosovarë të sportit besojnë se me një ndërhyrje “nga lart” do të mundësohet futja e sportistëve kosovarë në Azerbajxhan, por për tifozët kosovarë kjo do të jetë e pamundur, përderisa të mos kenë ndonjë pasaportë tjetër. As Brazili, ku do të mbahen Lojërat Olimpike 2016 nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e saj, por ky shtet ofron ca mundësi tjera

Organizatorët e dy ngjarjeve të mëdha olimpike, Azerbajxhani dhe Brazili, nuk e njohin ende shtetin e Kosovës. Në Azerbajxhan vitin tjetër do të mbahen Lojërat e para Evropiane, ndërsa në Brazil në vitin 2016 mbahen Lojërat Olimpike. Ndonëse Azerbajxhani nuk njeh Kosovën dhe pasaportat e saj, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, nuk pret që sportistët kosovarë të kenë vështirësi të hyjnë në këtë vend për të garuar në Lojërat Evropiane që mbahen nga 12 deri më 28 qershor të vitit tjetër.

Hasani javë më parë ka vizituar Azerbajxhanin dhe nuk ka pasur probleme të hyjë në këtë shtet. Të martën, Kosova u pranua si anëtare e plotë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe automatikisht edhe në Komitetin Olimpik Evropian (EOC). Kryetari i KOK-ut ishte i ftuar në Asamblenë e Përgjithshme të EOC-it që u mbajt në Baku gjatë nëntorit. Në këtë qytet do të mbahen edhe Lojërat Evropiane. “Kam parë një korrespondencë mes një përfaqësuesi të Komitetit Olimpik Evropian dhe një zyrtari të Azerbajxhanit” – ka zbuluar Hasani për “Koha Ditore”.

“Zyrtari i Azerbajxhanit ka thënë se do të jetë vështirë që unë të futem në këtë vend, pasi Azerbajxhani nuk njeh Kosovën, nuk ka marrëdhënie diplomatike dhe nuk njeh as pasaportën kosovare, – ka vijuar ai. – Por kur kam arritur në kufi jam befasuar për të mirë. Njerëzit me pasaporta diplomatike kanë pritur në radhë, ndërsa mua më janë hapur dyert dhe kam kaluar shumë shpejt. Është e qartë se ka pasur ndikim korrespondenca me Komitetin Olimpik Evropian.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh