AlbanianSport.com 07.08.2015 12:15
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, SIGAL Prishtina, vazhdon të bëjë përforcimet për sezonin e ri dhe, pas Yll Kaçanikut, kampionia e Ligës Ballkanike ka konfirmuar transferimin e amerikanit, Lejs Darius Dan.
Dani është transferuar nga skuadra e ligës së dytë të Turqisë, Shakarija, me të cilën ka pasur një mesatare prej 20 pikëve për ndeshje. “Pas shumë negociatave të mëdha arrihet marrëveshja me Lejs Darius Dan”, – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kryeqytetas.
“Në lidhje me ketë lojtar nuk do të flasim shumë, pasi ai flet vet ne parket”, – shton njoftimi i SIGAL Prishtinës. Kampionët e Kosovës gjithashtu kanë paralajmëruar se ende nuk kanë përfunduar transferimet, pasi së shpejti do të njoftojnë për blerjet e reja.