AlbanianSport.com 10.09.2015 16:05
ASNN – Sporti i Kosovës ka marr një lajm tjetër të mirë në rrugën drejt ndërkombëtarizimit, pasi Federata Ndërkombëtare e Qitjes e ka pranuar si anëtare me të drejta të plota Federatën e Qitjes së Kosovës.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, pranimi u bë në takimin e Federatës Botërore, të mbajtur në Itali, vetëm pak kohë pasi Federata Kosovare e Qitjes u pranua në Federatën Evropiane të Qitjes.
Në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Qitjes (ISSF) thuhet se Këshilli Administrativ i Federatës ka votuar për ta pranuar Kosovën si anëtare të re me të drejta të plota.