AlbanianSport.com 13.10.2014 13:45
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, Kosova e mundjes, ka marrë gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar, që u zhvillua në Qipron turke. Sabri Curri në peshën 100 kg dhe Alban Delija në peshën 69 kg kanë marrë medalje ari. Jo vetëm kaq, por Gani Alili, Drilon Syla, Ramiz Huneli dhe Almir Veseli kanë fituar medalje të argjendtë.
Trajneri i Kosovës, Ferat Ramadani, është shprehur i lumtur me suksesin dhe rezultatet e arritura të garuesve tonë në këtë turne ndërkombëtar. Këtë eveniment të mundjes, në të cilën morën pjesë garues të mëdhenj evropiane, e ka ndjekur edhe Presidenti i Federatës së Mundjes të Kosovës, Naim Muja.
“Turneu ka qenë mjaft i fortë, kurse mundësit tonë kanë treguar kualitet në të lartë, – ka deklaruar ai. – Kjo ndikoi që në fund të marrim edhe shumë medalje. Me suksesin jam i kënaqur dhe i përgëzoi mundësit.” I pari i FMK-së, pas turneut, ka pasur edhe disa takime me zyrtar të lartë të sportit qipriot, si dhe të federatës së mundjes të këtij vendi.
“Bisedat ishin konstruktive dhe shumë të kënaqshme nga dyja palët. Kryesisht biseduam për bashkëpunim në të ardhmen”, – deklaroi Muja. Mundjen kosovare, deri në fund të këtij viti, e presin dhe disa aktivitete të tjera ndërkombëtare.