AlbanianSport.com 05.05.2015 15:30
ASNN – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes me Komitetin Olimpik të Kosovës, përmes së cilit MKRS-ja ndihmon KOK-un me 180,000 euro, në kuadër të mbështetjes për ekipin olimpik të Kosovës, i cili sivjet, për herë të parë, do të marrë pjesë në Lojërat e Para Olimpike Evropiane, të cilat do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit.
Nëpërmjet këtij Memorandumi, MRKS-ja do ta ndihmojë gjithashtu KOK-un edhe në fusha tjera me interes për zhvillimin e sportit kosovar. Me këtë rast, Ministri Kujtim Shala konfirmoi mbështetjen e institucionit që ai drejton, për KOK-un dhe u zotua se edhe në të ardhmen MKRS-ja do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit në arenën ndërkombëtare.