Kosovë / Ligji për Sponsorizime, si në Gjermani, 30 % zbritje në tatim-fitim

Share Button

Prishtina-qytet

Përshtatur nga “Zëri” 30.12.2016 12:30

Ligji për Sponsorizime, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, jep shpresë për zhvillim të hovshëm të sportit kosovar. Kjo pasi sponsorizuesit në sport do të kenë 30 % zbritje nga tatimi në fitim. Në këtë mënyrë, Kosova vendosi ta ndjekë praktikën e njërës prej shteteve me sportin më të zhvilluar, e pikërisht Gjermanisë. Për punën e bërë po ndihen krenarë të gjithë ata që kontribuuan në këtë ligj: anëtarë të grupeve punuese, zyrtarë qeveritarë, deputetët që e votuan kalimin e tij e mbi të gjitha Komisioni Parlamentar dhe FC Prishtina, e cila ofroi shembullin gjerman e që u pranua nga vendimmarrësit shtetërorë.

Gjermania është njëra prej shteteve me sportin më të zhvilluar në botë. Dhe, këtë e ka arritur falë Ligjit për Sponsorizime, i cili i ndihmoi jashtëzakonisht shumë zhvillimit të sportit gjerman. Ndërkohë, metoda gjermane tashmë është përcjellë edhe në sportin kosovar, i cili pas shumë vitesh zvarritjesh e pritjesh, më në fund u bë me Ligj për Sponsorizime, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe shumë shpejt pritet të hyjë në fuqi. Ajo që vlen të përmendet se Ligji për Sponzorizime në Kulturë, Rini dhe Sport është thuajse krejt i ngjashëm me atë gjerman, gjë që jep shpresa dhe mundësi për zhvillim të këtyre sektorëve në Kosovë/

Sipas ligjit të sapomiratuar, sponsorizuesve në sport do t’u njihen zbritjet prej 30 % të tatimit në fitim. Këso lehtësirash gëzojnë edhe sponsorizuesit në sportin gjerman. Kurse, sponsorizuesve në sektorët e Kulturës dhe Rinisë do t’u njihen zbritjet prej 20 % të tatimit në fitim. Ky ligj i ka dhënë shpresë të madhe për çuarjen përpara të sportit të Kosovës, i cili edhe ashtu është promovuesi kryesor i saj në arenën ndërkombëtare, edhe pse ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet, të cilat zanafillën e kanë pikërisht te kriza financiare dhe mungesa e madhe e donatorëve, të cilët nuk kishin pse të sponsorizonin në sport pa kurrfarë kompensimi.

Në këtë mënyrë, institucionet shtetërore meritojnë komplimente për punën e bërë, pasi rrallëherë bëjnë gjëra të tilla pozitive, sidomos në sportin e lënë pas dore. Kurse, miratimi i Ligjit për Sponsorizime konsiderohet si hapi më i madh drejt zhvillimit të sportit në Kosovën e pasluftës. Dhe, merita për këtë kanë anëtarët e grupeve punuese, zyrtarë të lartë qeveritarë, deputetë që kanë votuar “pro” tij e mbi të gjitha anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të cilët e kanë dhënë maksimumin nga vetja për bërjen e Kosovës me këtë ligj shumë të nevojshëm.

Pa dyshim, merita ka edhe FC Prishtina, e cila ishte nismëtare që Ligji për Sponsorizime i Kosovës të përpilohet konform atij gjerman, për çka kishte ndërmjetësuar edhe takim në Frankfurt ndërmjet ligjvënësve kosovarë me ata gjermanë, për çka ideja dhe insistimi i klubit më të madh në futbollin kosovar ishte mirëkuptuar drejt nga Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. Mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe vullneti i palëve të lartpërmendura ka bërë që Kosova të bëhet me një ligj mjaft pozitiv, gjë që i ka bërë krenarë të gjithë ata që kanë kontribuuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh