Gjergj Vyshka 31.10.2015 15:15
Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka nisur dje në Prishtinë Kursi i Administratorëve Sportivë. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, së bashku me Kliton Muçën dhe Elda Gjokën, kanë filluar këtë kurs, i cili është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit që KOKSH-i ka me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Kursi intensiv, që do të zhvillohet në dy ditët në vijim, është i dyti i këtij lloji dhe synon trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore për sportin kosovar. Tashmë me njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës nga ai ndërkombëtar trajnimi është mëse i domosdoshëm dhe krijon premisat për një fillim të mbarë të menaxhimit dhe mirëfuksionimit të organizatave sportive të Kosovës në përputhje me orientimet e IOC-së.