Kosovë / Kelmendi: Në “Rio 2016” do t’i bëj krenarë të gjithë shqiptarët

Share Button

Xhudo-Majlinda-Kelmendi-dekorata

Gjergj Vyshka 06.01.2016 11:15

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi vitin 2015 nuk e vlerëson pozitiv për shkak të dëmtimeve që e shoqëruan atë. Megjithatë, brenda atij viti ajo ia doli që të rrëmbejë dy medalje. Megjithëse vitin e kaluar e ka cilësuar si vit jo të mirë, Majlinda Kelmendi, të paktën edhe sipas faqes sportive kosovare, “sporti1.com”, është e bindur se tashmë ka rigjetur formën më të mirë të cilën do të dëshmojë në vitin 2016. “Viti 2015 e thash edhe më sipër se ka qenë me befasira të shumta”, – ka thënë xhudistja. – Realisht e kam cilësuar si vit që më ka shkuar “huq”, por fatmirësisht në gara që kam marr pjesë, në dy veprimtari të forta, kam marrë dy medalje.”
“Kam marrë pikë të reja olimpike, kështu që jam kthyer më mirë se sa çfarë kam pritur, – ka vijuar pejania. – Realisht në sportin e xhudos garuesit pas dëmtimit i duhet kohë me u kthye dhe rehabilitimi zgjatë më shumë se sa presin. Mirëpo jam kthyer mirë, më mirë se sa ç’kam pritur dhe po besoj që shumë shpejtë kam për tu kthyer aty ku e kam pas vendin.” Xhudistja më e mirë kosovare për vitin 2016 objektiv e ka Olimpiadën “Rio 2016”. Majlinda thotë se akoma nuk ka arritur në qind për qind të formës, por ajo është e bindur se deri te Olimpiada e radhës do të gjejë formën më të mirë. Xhudistja pejane thotë se do t’i bëjë të ndihen krenarë shqiptarët duke fituar medalje në “Rio de Zhaneiro”.
“Nuk ka mbetur shumë deri në Olimpiadë, – ka pohuar ajo. – Nuk jam në formë qind për qind për momentin, mirëpo dita e ditës forma ime po përmirësohet, dita e ditës po jam mirë e më mirë. Dëmtimet po shërohen dhe kështu që forma ime çdo ditë po është e mirë e më mirë. Po besoj shumë që në Rio kam për të qenë në formë ashtu si duhet me qenë. Ndoshta kjo ka të bëjë me anën psikike se sa në anën fizike. Tani kam mjaftë eksperiencë dhe po mendoj që do të di ta menaxhoj krejt këtë entuziazëm, gjithë këtë presion dhe do t’i bëj shqiptarët të ndjehen mirë. Do ta realizoj ëndrrën që e kam tash e sa vite.”
Xhudistja pejane është e vetëdijshëm se në “Rio 2016” konkurrenca është e fortë, por ajo thekson se me kohë do të jetë e gatshme për sfidat e Olimpiadës. Majlinda thotë se edhe në Rio do të jenë garueset që i ka mposhtur dhe beson se sërish do t’i mposhtë ato. Majlinda Kelmendi thekson se në të kaluarën motivin e ka gjetur tek familja e saj. Por tanimë thotë se fëmijët e Kosovës e motivojnë shumë për garat që ajo zhvillon në rrafshin ndërkombëtar. Majlinda pohon se është e lumtur që është në gjendje të gëzojë gjithë popullin shqiptar, sidomos fëmijët e Kosovës.
Ajo beson se viti 2016 do të jetë edhe më i begatshëm për sportin e Kosovës, sidomos për xhudon, sepse, sipas saj, në Kosova ka talente të mëdhenj në gjitha sportet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh