AlbanianSport.com 17.05.2015 17:15
ASNN – Klubi i futbollit KEK-u nuk ka me çfarë të krenohet këtë sezon. Rezultatet janë solide në Kategorinë e Dytë. Por e kaluara e tij, sidomos para viteve 1991, është mjaft e pasur, shkruan sot e përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”. Megjithatë, kjo mbetet thjesht statistikë dhe histori.
Ajo që sot i bën anëtarët e kësaj skuadre dhe tifozët nga Obiliqi të krenohen, është infrastruktura. Dy fusha ndihmëse, të mbajtura mirë dhe një tjetër për lojë në stadiumin “Agron Rama”, e bëjnë KEK-un skuadrën më të mirë sa i përket infrastrukturës në Kosovë.
“Asnjë skuadër në Kosovë nuk ka tri fusha. KEK-ut i duhet vetëm gjysmë milioni euro dhe bëhemi skuadër për Evropë”, – thoshte me zë të lartë një nga zyrtarët e kësaj skuadre, i cituar nga media në fjalë. Ai kthehu kokën në drejtim të termocentraleve të KEK-ut dhe thotë se po të ketë investime nga kjo korporatë, klubi do të bëhej që ta kishin zile edhe shtetet e rajonit.