AlbanianSport.com 25.01.2017 11:35
ASNN – Në një tjetër betejë juridike të fituar nga shqiptarët ndaj serbëve, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi të martën në mbrëmje në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për të anuluar vendimin e UEFA-së, për ta pranuar Kosovën anëtare të saj.
Trupa gjyqësore e Lozanës, bëri të ditur se ka refuzuar kërkesën e Serbisë si të pabazë, duke u mbështetur tek interpretimi i nenit 5.1 të Statutit të UEFA-s. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për të anuluar vendimin e UEFA-së, për ta pranuar Kosovën anëtare të saj.
Organizmi gjyqësor i Lozanës, përmes një vendimi të botuar në faqen e saj zyrtare në Internet, bëri të ditur se ka refuzuar kërkesën e Serbisë si të pabazë, duke u mbështetur tek interpretimi i nenit 5.1 të Statutit të UEFA-s. Ky nen nënkupton që territori në të cilin gjendet një federatë e futbollit, ta pranojë si shtet të pavarur të njohur nga shumica e shteteve të OKB-së.
Duke folur për mediat vendase, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e ka përshëndetur këtë vendim. Kosova u pranua në maj të vitit të kaluar në UEFA dhe FIFA, por Serbia u ankua se UEFA-ja shkeli statutin. Pavarësisht ankesës, Vokrri ka thënë se gjithnjë ka besuar që do të merret vendimi i duhur.
Në ditën e triumfit të Kosovës ndaj Serbisë, sërish, Vokrri ka thënë se ka marrë qindra urime, përfshirë edhe nga serbët dhe ish-kryetari i Federatës së futbollit të Serbisë, Karaxhiç. Vokrri ka thënë se tanimë i mbetet Kosovës të përqendrohet në anën sportive pasi është fituar një tjetër betejë politike me Serbinë.