AlbanianSport.com 26.01.2015 16:35
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat, karateistët kosovarë janë eliminuar në “Premier Ligë”, turneun prestigjioz të këtij sporti, që po mbahet në Paris të Francës.
Në këtë turne, Kosova mori pjesë me 3 sportistë, e më konkretisht me Herolind Nishevcin, Alvin Karaqin dhe Orges Arifin.
Ky i fundit e ka fituar duelin e parë, ndërsa në të dytën ka marrë një barazi, por që me deklarim të gjyqtarëve, ai është eliminuar.
Herolind Nishevci është eliminuar që në turin e parë, ashtu sikundër ka ndodhur me Karaqin.
Por, ky i fundit e ka vijuar garën në “betejën e të humburve”, ku ka fituar edhe një tur, ndërsa në duelin e tretë është eliminuar.
Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Aridi ka përshtypje të mira, pasi garuesit kanë regjistruar pikë.