AlbanianSport.com 18.04.2015 21:35
ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani tha se ndjehet i privilegjuar jo vetëm ai, por gjithë Kosova me vizitën e delegacionit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Hasani theksoi se, me vizitën e tij, Bahu ka nderuar gjithë sportistët e Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Ai thotë se KOK-u dhe sportistët e Kosovës i pret punë e madh, por ai beson se Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë do të jetë në përkrahje të sportistëve kosovarë.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që këto dy ta kemi në Kosovë presidentin olimpik ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili me delegacionin e tij erdhi më ftesën tonë për të nderuar sportistët, për të nderuar Komitetin Olimpik të Kosovës, pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, – ka deklaruar ai gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e lëvizjes olimpike botërore.
“Ju e dini se kjo ishte ngjarja me historike në vitin 2014, do të thotë pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, – ka vijuar Hasani. – Tani neve na mbeten detyra të shumta për të përfunduar dhe në këtë drejtim biseduam edhe me zotin Tomas Bah për gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë për qëndrimin stoik.”
“Nuk ka dyshim se ne do të ngremë Komitetin Olimpik të Kosovës në nivelin më të lartë të mundshëm dhe normalisht sa në duhet edhe mbështetja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, – ka premtuar kryetari i KOK-ut. Ai foli edhe për takimet që Bahu kishte me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin Isa Mustafa, e që sipas Hasanit, shteti do të jetë përkrahje të sportistëve të vet.