Kosovë / Hasani: Peshëngritja e Shqipërisë na ka ndihmuar mjaft

Share Button

Fatmir Efica 13.03.2017 11:15

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Hasani: “Kemi marrë përsipër për herë të marrë të organizojmë Evropianin të grupmoshës së Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarëve në shtator të këtij viti”. Peshëngritësit e skuadrave nga Kosova kanë nisur një cikël vërtetë progresiv. Të tillë, aq sa në shtator të këtij viti ata kanë marrë përsipër organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshës së Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarëve.

Kampionatin Mbarëkombëtar të Peshëngritjes, që u zhvilluar me emrin e heroit “Adem Jashari” e ka ndjekur dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. “Ndjehem shumë mirë që ky turne mbarëkombëtar ka marrë emrin e Heroit Kombëtar të Kosovës, Adem Jashari, – ka deklaruar ai. – Nëpërmjet sportit nderohet një figurë e madhe e kombit. Këtë turne e çmoj si një urë të rëndësishme komunikimi e përvoje.”

“Në të gjitha peshat sportistët treguan nivel të mirë përfaqësimi, – ka vijuar kreu i lëvizjes olimpike të Kosovës. – Garimet u përshkuan nga bukuria dhe emocionet, që erdhën dhe nga thyerjet e rekordeve. Peshëngritja shqiptare ka meritën se sjell një klimë mjaft pozitive edhe për të stimuluar e afirmuar me shpejtësi dhe shtangën e Kosovës.”

“Kontributi i ekipeve dhe peshëngritësve shqiptarë, që shtangën e kanë një sport shumë elitar, ka ndihmuar mjaft për ta përhapur dhe ridimensionuar vlerat e këtij sporti edhe në Kosovë, – ka theksuar Hasani. – Me aftësi të mira ndërveprimi dhe mbi këtë përvojë të re pozitive të fituar, Kosova ka marrë përsipër për herë të marë të organizojë në muajin shtator Kampionatin Evropian të Peshëngritjes.

“Bëhet fjalë për atë të grupmoshës së Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarëve. Dua t’i uroj punë të mbarë e suksese ekipeve, trajnerëve e sportistëve edhe në rrafshin ndërkombëtar, sepse jemi në prag eventesh të rëndësishme, ku pretendimet tona kanë qenë e do të jenë të njëjta, për të lartësuar sportin e peshëngritjes së Shqipërisë dhe Kosovës”, – ka përfunduar presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh