AlbanianSport.com 28.10.2014 15:15
ASNN – Trajneri i SIGAL Prishtinës në basketboll për meshkuj, Sabit Hanxhiç mendon se kjo ndeshje është e rëndësishme për dy skuadrat. Por, sipas tij, më e rëndësishme është për SIGAL Prishtinën, pasi kjo skuadër luan para tifozëve të saj. Trajneri boshnjak thotë se bardhekaltërit nuk guxojnë të pësojnë asnjë humbje si skuadër vendëse. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, sidomos për neve, pasi luajmë para tifozëve tanë dhe nëse dëshirojmë të arrijmë në pozitat më të larta në Ligën Ballkanike ne duhet ta humbasim këtë ndeshje në fushën tonë”, – ka deklaruar ai për mediat kosovare.
“Unë mendoj që bëmë punë të mirë ndeshjen e kaluar ndaj KK Mornarit të Tivarit dhe fitorja e sotme është shumë e rëndësishme për ta vazhduar serinë e sukseseve në këtë aktivitet, – ka vijuar Hanxhiçi. Krajova ka një ekip shumë të mirë dhe kanë lojtarë me shumë eksperiencë, kurse ne kemi shumë punë për të bërë, sepse dhe të dielën kemi pasur një ndeshje të vështirë në kampionat ndaj Bashkimit të Prizrenit. Menjëherë, një ditë pas ndeshjes me Bashkimin, ne jemi të detyruar ta luajmë edhe një ndeshje tjetër të vështirë, ku do të jetë pa dyshim një sfidë e vështirë. Por mendoj që me lojën tonë dhe ndihmën e tifozëve tanë, ne kemi shanse shumë të mëdha të fitojmë së bashku”,
Ndërsa Dardan Berisha, njëri ndër basketbollistët kryesor tek SIGAL Prishtina, tha se aspak nuk do të jetë e lehtë sfida me ekipin rumun. Ai thotë se Krajova është një ekip i mirë dhe më përvojë të madhe. Por Berisha beson se me përkrahjen e madh te tifozëve, Sigal Prishtina do ta fitojë ballafaqimin më skuadrën rumune. “Siç e tha dhe trajneri do të jetë një lojë shumë e vështirë, – ka deklaruar basketbollisti kosovar i përfaqësueses polake. – Krajova ka një ekip më shumë eksperiencë dhe ketë e ka treguar edhe në ndeshjen e fundit. Që do të thotë se është pretendent për ta fituar Ligën Ballkanike.”
“Ne kemi pasur një orar shumë të keq të ndeshjeve dhe ndoshta jemi lodhur pak, por mendoj se, me atmosferën që do të kemi nga tifozët tanë të zjarrtë, besoj se do të arrijmë fitore, edhe pse nuk kemi për ta pasur lehtë”, – ka përfunduar basketbollisti i SIGAL Prishtinës, Dardan Berisha. Ndeshja SIGAL Prishtina-Krajova do të gjykohet nga malazezët Ognjen Jokiç, Vladan Sundiç dhe Milosav Kaludjeroviç. Kurse vëzhgues i tyre do të jetë maqedonasi Gjorgi Piperkov.