Gjergj Vyshka 10.01.2016 11:35
Basketbollisti i mirënjohur shqiptar, Gerti Shima, që ka milituar më së fundi në radhët e Bashkimit të Prizrenit në Superligën e Kosovës në basketboll për meshkuj, ka dalë dje për herë të parë në stërvitje me SIGAL Prishtinën.
SIGAL Prishtina zyrtarisht ende nuk e ka bërë të ditur Gerti Shimën si lojtar të ri të saj, ndonëse ditë më parë është deklaruar se basketbollisti ka firmosur për kampionët e Kosovës.
Në fakt ai është edhe në planet e Tiranës, ndërsa është thënë që mund të jetë përforcim i bardhebluve të Roland Avramit për fazën e “play-off”-it, por më e sigurt është prania e tij te kjo skuadër në sezonin 2016-2017.