Kosovë / Futbolli shpall më të mirët e 2014-s, ja fituesit e çmimeve

Share Button

Kosova-Flamuri-valevitet

AlbanianSport.com 10.01.2015 23:55

ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, Loret Sadiku është zgjedhur futbollisti i vitit në Kosovë. Llamkos Kosova u shpall ekipi më i mirë, kurse Ismet Munishi ishte trajneri i vitit 2014. Besfort Kosumit i takoi çmimi i gjyqtarit më të mirë, ndërsa FFK e zgjodhi edhe 11-shin e vitit që shkoi

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i ka zgjedhur të premten më të mirët e vitit 2014 në futbollin kosovar, në manifestimin e mbajtur në “Hotel Emerald”. Loret Sadiku është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit, pasi shkëlqeu në nivelin e klubeve, por edhe në fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Qendërmbrojtësi kosovar nuk ishte i pranishëm, për shkak të angazhimeve me klubin, por deklaratat e tij nuk munguan assesi. “Më vjen keq që nuk jam aty, por kam angazhime me klubin dhe s’mund të vija, – ka thënë Sadiku përmes ekranit televiziv. – Ky çmim është një privilegj për mua.”

“Kosova ka shkuar larg, – ka vijuar ai. – Do të luajmë në Kampionat Botëror një ditë.” Gjithashtu, organizmi që qeveris futbollin kosovar zgjodhi edhe më të mirët në të gjitha kategoritë. Llamkos Kosova u zgjodh ekipi më i mirë i vitit 2014, pasi e fitoi titullin “kampion”.

Po kështu, Ismet Munishi ishte trajneri më i mirë, pasi e ndihmoi skuadrën vushtrriase ta fitojë titullin historik. Besfort Kosumi ishte gjyqtari i vitit, pasi bëri më pak gabime në ndeshjet ku gjykoi. Në futbollin e sallës, ekipi më i mirë u zgjodh Besa nga Peja, kurse golashënuesi më i mirë ishte Mentor Mejzini.

Lojtari më i mirë në këtë disiplinë të futbollit u zgjodh Jeton Rukovci. Në futbollin e madh, golashënuesi më i mirë ishte Blerand Kurtishaj, ndërsa lojtari më perspektivë u zgjodh Bersant Celina. Çmimi i lojtarit më të mirë të ri i takoi Ron Brojës, kurse klubi më “Fair-Play” i vitit ishte Drita e Gjilanit.

Ndërkohë, u zbulua edhe ekipi i vitit në “Raiffeisen” Superligën e Kosovës, që përbëhej nga: Petrit Tahiri, Ilir Izmaku, Fidan Gërbeshi, Arbër Prekazi, Viktor Kuka, Dukagjin Gashi, Kreshnik Lushtaku, Bashkim Shala, Labinot Osmani, Driton Krasniqi e Blerand Kurtishaj.

Përpos që pati katër përfaqësues në ekipin e vitit (Shala e Osmani janë transferuar së fundmi), FC Prishtina mori edhe shpërblime tjera. Skuadra më e mirë e femrave u zgjodh pikërisht Prishtina, ndërsa futbollistja më e mirë e vitit, Qëndresa Krasniqi, gjithashtu nga ky klub. Ndër të tjera, mirënjohje iu dha Ismet Begollit, që u zgjodh “punëtori sportiv i vitit”.

Kurse, punëtorë sportiv të diasporës ishin Fehmi Kongjeli e Jeton Morina. Mirënjohje post-mortum u ndanë për Besim Dobroshin, Ismajl Jusufin, Ruzhdi Ramosajn, Triumf Shabanin e Kursent Ramadanin

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh