AlbanianSport.com 28.10.2015 16:15
ASNN – Më në fund, flamuri i Kosovës do të ngrihet në Rusi. Kjo për arsye se, nga 6 deri më 9 nëntor, zyrtarë të Federatës së Hendbollit e Kosovës (FHK) do të marrin pjesë në Kongresin e rregullt të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).
Në këtë Kongres, që mbahet në Soçi të Rusisë, Kosova do të pranohet edhe formalisht në IHF. Pas pranimit formal flamuri i Kosovës do të ngrihet përkrah të atyre të shteteve tjera që janë nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.
Ky do të jetë një prej rasteve të rralla kur flamuri i Kosovës do të valëvitet në Rusi, vendin që i ka krijuar shpesh telashe sportit të Kosovës.