Kosovë / Fitore për Ballkanin, Dritën, Dukagjinin & Gjilanin në miqësoret turke

Share Button

AlbanianSport.com 23/01/2024 19:35

ASNN – Kampionia e Kosovës, Ballkani, ka fituar miqësoren me skuadrën polake, Jagiellonia, që mban vendin e dytë në elitën polake të futbollit. Të martën mbrëma në Antalia të Turqisë, skuadra e trajnerit Ilir Daja fitoi me rezultatin 2-1. Kapiteni Edvin Kuç dhe Vesel Limaj ishin ata që shënuan golat për Ballkanin. Ndërkaq, edhe skuadra e Dritës ka vazhduar me formën e mirë në Antalia të Turqisë, ku është duke e kryer fazën përgatitore.

Të martën, Drita ka shënuar edhe fitoren e 3-të radhazi në po aq ndeshje miqësore të luajtura deri më tani, teksa ka mposhtur ekipin nga Polonia, Lehian e Gdanjskut me rezultatin 2-1. Arb Manaj, në minutën e 4-t dhe Albin Prapashtica, në të 78-ën kanë shënuar golat në këtë përballje për ekipin nga Kosova. Para Lehias së Gdanjskut, në Antalia të Turqisë, Drita ka mposhtur edhe Vashashin e Hungarisë, me shifrat 6-1, dhe Çernomoretsin e Odesës së Ukrainësm ne rezultatin 3-1.

Miqësoren e fundit në Antalia, Drita e luan të premten kundër skuadrës tjetër nga Polonia, Ruh Horzovin. Edhe Dukagjini ka mposhtur skuadrën e njohur bullgare, Levskin e Sofias, në miqësoren e zhvilluar të martën në Antalia të Turqisë. Skuadra nga Klina fitoi me rezultatin 2-1. Blerind Morina dhe Besir Iseni shënuan golat për Dukagjinin. Dhe, së fundmi, ndeshje miqësore të martën në Turqi ka zhvilluar edhe skuadra e Gjilanit.

Gjilani mposhti 1-0 skuadrën nga Kazakistani, Kizilzhar, teksa fatin e sfidës e vendosi një autogol i minutës së 53-të. Për Gjilanin është ndeshja e fundit përgatitore në Antalia, ku janë përgatitur shumica e skuadrave të Superligës së Kosovës në futboll.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh