AlbanianSport.com 28.03.2015 18:05
ASNN – Sporti kosovar ka marrë edhe një lajm të mirë, pasi është ndërkombëtarizuar edhe tenisi.Federata e Tenisit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota si anëtarja e 50-të e “Tennis Europe”.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i kësaj federate, Shkelzen Domi. “Definitivisht Tenis Kosova është anëtari i 50-të i “Tennis Europe”, me 50 vota pro dhe 19 kundër”, – ka shkruar Domi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë këtu se, pas pranimit me të drejta të plota të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), janë hapur dyert për pranim edhe të federatave të tjera.
Federata e Tenisit është federata më e fundit e sporteve të Kosovës, që pranohet ndërkombëtarisht, pasi para saj gjatë këtyre muajve të parë të këtij viti, janë njohur edhe boksi, basketbolli, karateja, taekuondoja, etj.