Gjergj Vyshka 10.08.2015 19:50
Basketbollisti nga Tirana, Gerti Shima është rikthyer sërish në basketbollin kosovar. Ai ka arritur marrëveshje me Bashkimin e Prizrenit, fanellën e të cilëve do ta veshë në edicionin e ri.
Lajmin e ka konfirmuar vetë basketbollisti shqiptar. Ai më herët ka luajtur me Pejën derisa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë. Kohë më parë basketbollisti pat konfirmuar se do të jetë dhe pjesë e kombëtares së Kosovës.
Megjithatë deri më tani asgjë nuk ka lëvizur, ndërsa të gjithë janë në pritje të mbledhjes së kombëtares shqiptare të të rriturve, e cila mungon në veprimtaritë ndërkombëtare që nga 2012-ta.